Aktualitet

Alo, mund të më marrësh në Paris? Telefonata, si u arratis terroristi nga Franca dhe si policia e la të lirë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:41 - 17/11/15 |
b.f

 

Alo, mund të më ndihmosh? Mund të vish të më marrësh në Paris? Të paguaj benzinën dhe taksat?

Kështu Salah Abdeslam, i vetmi atentator i mbetur gjallë nga nata e Parisit dhe më i kërkuari në të gjithë Europën, i kërkoi ndihmë një miku nga Brukseli atë mbrëmje, Hamza Attou, për tu kthyer në kryeqytetin belg.

Ky është ndërtimi që  faqja Nouvel Observateur, duke cituar një mik të Attou, I., që atë natë asistoi në telefonatën e ndihmës së kërkuar nga Salah, pak pas orës 22.00 ndërsa sulmet ishin akoma në zhvillim. Sipas kësaj dëshmie, megjithatë arratisja e Salah nuk ishte e parashikuar, as e organizuar.

Attou, që nuk kishte makinë, ka thirrur Mohamed Amri që të shkonin bashkë në Paris me Golfin e këtij të fundit. Të dy kaluan kufirin francez në orën 3.00 të mëngjesit dhe e morën Salah në Montreuil ku kishte lënë Seatin e Zi, i gjetur më pas nga Policia.

Në orën 9.00 të mëngjesit, të datës 14 nëntor, të tre në bordin e makinës së Amri, janë kontrolluar në Cambrai në rrugën e kthimit, por policia i la të shkonin. Në këtë pikë Salah u zhduk, ndërsa Attou, sipas dëshmitarëve u rikthye në Bruksel “duke lotuar”. Attou dhe Amri u ndaluan dhe u arrestuan për terrorizëm dhe bashkëpunim në aktet terroriste.

Attou e la Salah në rrethinat e stadiumit Re Baldovino. Ndërkohë që sipas të dhënave të Amri, Abdelslam u la në Molenbeek.

 

 

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

Pas