-U tha në Opinion

Alizoti: Me Bashën nuk merrem më, e konsideroj psikik! Deputetët të shkëputen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:33 - 08/03/22 |
el ida

Deputeti i PD Tomor Alizoti deklaroi se kjo forcë është në krizë totaled he zgjedhjet e 6 marsit e faktuan.

I ftuar në emisionin “Opinion”, ai bëri përgjegjës kryetarin Lulzim Basha për të cilin tha se duhet të dorëhiqet, duke e konsideruar madje psikik.

“Zgjidhja është dorëheqja. PD është në krizë totale, sepse nuk përfaqëson interesat e qytetarëve por të kryetarëve. Duhet të shkëputet nga koncepti stalinist dhe sot i ka ardhur finishi. Mua kjo gjë më tmerron: Si mund të dalësh të thuash fajin e kanë këta? Po më kujton simptomat e ‘91 kur Ramiz Alia thoshte të dilnin me pankarata Parti- Enver për të ndryshuar kohën. Koha nuk ndryshohet”, tha Alizoti.

Më tej ai pohoi se tashmë deputetët e PD duhet të pozicionohem me qëndrim.

“Tani me Bashën nuk merrem më, sepse e konsideroj psikik. Ose e luan këtë rol, ose është i tillë. Pas shumë e shumë provash, që është i vetmi në univers që ka shumë shanse që provon dhe nuk fiton. Deputetët të lënë analizat, të shkëputen nga ai. Ne jemi në një krizë iracionale. Rrotullohemi gjithë kohës dhe nuk e shpjegojmë dot. Jemi në një f azë të marrësh, si ai që ka pirë 2 kg raki dhe thotë nuk kam pirë raki”, u shpreh Alizoti./Opinion.al

Pas