Sociale

Nga Kosova në Ukrainë, dy shqiptarët tregojnë pse po i bashkohen luftës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:58 - 08/03/22 |
el ida

Ismet Shala dhe Maliq Behluli janë dy shtetas të Kosovës të cilët kanë vendosur t’i bashkohen vullnetarisht luftimeve në Ukrainë. Historia e tyre është sjellë nga “Kanal 10” që po transmeton pamje direkte nga kufiri i Ukrainës me Poloninë. Të dy shqiptarët, që  ata vijnë nga komuna e Therandës tregojnë para kameras se kanë pak përvojë në luftime dhe se qëllimi i tyre është për arsye krejtësisht humanitare.

“Arsyet janë thjesht shumë humane. Na kanë prekur këto pamje dhe një armik i përbashkët. Kam disa përvoja. Kam qëndruar në Kosovë gjatë luftës. Përvojën e shërbimit ushtarak në ish-Jugosllavi. Na kujtojnë çfarë kemi hequr në Kosovë”, thotë Maliq Behluli.

Ndërkohë Shala kujton faktin, që Ukraina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Nuk kam përvojë. Por kam përjetuar luftën në Kosovë. Pamjet flasin vetë. Fëmijë, gra. Burra nuk shihen. Do të solidarizohemi me civilët e Ukrainës. Për paqe çdokush ka të drejtën të luftojë Të gjitha shtetet e BE-së e përkrahin Ukrainën në këtë luftë. Dihen qëndrimet e Rusisë. Ndoshta Ukraina do të ndërrojë mendje e të na përkrahë”, tha Ismet Shala./Opinion.al

Pas