Aktualitet

Aleanca për Teatrin kallëzim në SPAK: Padisim të gjithë prokurorët nëse…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:06 - 03/09/21 |
Opi Nion

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dorëzuar këtë të premte në SPAK një kallëzim penal për prokurorin Sotir Kllapi.

Sipas kësaj aleance, prokurori Kllapi ka vendosur të mos regjistrojë kallëzimin penal të më hershëm dhe fillojë hetimet ndaj prokurores Manjola Kajana.

“Ne e çmojmë veprimin e prokurorit si bërje palë me zyrtarët e korruptuar, si solidaritet në shkelje të ligjit me kolegët e vet. Ne kemi argumentuar pse prokurori Sotir Kllapi ka shpërdoruar detyrën, duke u bërë palë me zyrtarët që shkelin ligjin. Ne sot kemi dy prokurorë të SPAK të kallëzuar. Ju garantojmë me fuqinë e ligjit se jemi të gatshëm të çojmë për kallëzim penal të gjithë prokurorinë e SPAK, nëse ata nuk do të veprojnë për dosjet tona”, tha Adriana Kalaja.

Kallëzimi i sotëm është i gjashtëmbëdhjeti në radhën e kallëzimeve të depozituara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në SPAK për çështjen e teatrit./Opinion.al

Pas