Aktualitet

SHBA kërkon ekstradimin, gjykata vendos 40 ditë burg për Leksi Vulajn


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:31 - 03/09/21 |
Opi Nion

Aleksandër Vulaj i arrestuar pak ditë më parë në vendin tonë pasi ishte shpallur në kërkim nga shteti amerikan për trafik droge ka dalë sot para Gjykatës së Tiranës.

Gjykata ka vendosur se ai do të qëndrojë në qelitë e paraburgimit për 40 ditë derisa në vend të mbërrijnë dokumentet për ekstradim.

Policia e Shtetit, në bazë të informacioneve të marra nga Zyra e DEA-s në Athinë, se një shtetas i huaj i përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve mund të hynte në territorin shqiptar, organizoi punën për lokalizimin e vendndodhjes dhe arrestimin e këtij personi.

Pas një pune hetimore dhe kërkimore prej më shumë se dy muajsh, duke analizuar lëvizjet e këtij personi në territorin shqiptar, u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes së tij.

Vulaj u vu në pranga dy ditë më parë në në rrugën Tamarë-Hani i Hotit./Opinion.al

Pas