Aktualitet

Akuzohet për korrupsion, SPAK kërkon 4.6 vite burg për ish-gjyqtaren Mimoza Margjekaj



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:16 - 27/10/22 |
Opi Nion

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar dënimin me katër vite e 6 muaj burg për ish-gjyqtaren Mimoza Margjekaj, pasi akuzohet për korrupsion.

Po ashtu është kërkuar 4 vite burg për bashkëshortin e saj, Arben Cara, ndërsa për tre bashkëpuntorët SPAK ka kërkuar: 3 vite burg për Skënder Demirajn, 1 vit e 2 muaj burg për Netjon Balin dhe 3 vite burg për Klaudjo Zhillan.

Ish-gjyqtarja e Apelit Korçë, Mimoza Margjeka dhe bashkëshorti akuzohen për “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë, në bashkëpunim”.

Ndërsa, Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj, akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kanë dhënë gjyqtares Mimoza Margjeka, nëpërmjet bashkëshortit të saj, Arben Cara, një shumë parash prej 6 000 (gjashtë mijë) eurosh.  Kjo shumë parash, është dhënë me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit nga ajo e “arrestit në burg”, në atë të “garancisë pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali, i arrestuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale të “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”./Opinion.al

Pas