Aktualitet

Kokaina e zëvendësuar me oriz, arrestohet Gentian Malindi, në kërkim prej 3 vitesh



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:27 - 27/10/22 |
Opi Nion

Gentian Malindi, i shpallur në kërkim që në vitin 2019 për porositjen e 137 kilogramëve kokainë është arrestuar sot për llogari të SPAK.

Mësohet se Malindi është kapur në Vorë. Atij iu gjetën dokumente false identiteti në momentin e arrestimit.

Gentian Malindi, është i dyshuar për trafikimin e një sasie prej 137 kg kokaine nga Ekuadori. Sasia e drogës u bllokua në Portin e Pireut, Greqi dhe u zëvendësua me oriz dhe më pas u lejua të vinte në portin e Durrësit.

Aktualisht në qeli për këtë ngjarje janë Altin Myslihaka dhe Adrian Bega, të konsideruar si bashkëpunëtorë në këtë rrjet të trafikut. 

Pas