Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuzat për korrupsion, arrest për ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi

2021/10/08 at 9:33 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Akuzat për korrupsion, arrest për ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi

Është arrestuar me urdhër të SPAK ish- drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 punonjës të tjerë të televizionit.


Mësohet se Gëllçi akuzohet për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrëse në tendera apo ankande publike” në lidhje me tenderin për blerje paisje për kanalin e RTSH e “Agro” me fond 86.908 550 00 lekë të zhvilluar në vitin 2018 nga RTSH.

Në këtë tender janë konstatuar shkelje ligjore nga 3 anëtarë të vlerësimit të ofertave, shkelje të kualifikuara si elementë  të veprës penale “shkelja e pabarazisë në tendera apo ankande publike”.  Në këtë procedurë prokurimi bashkë me 3 anëtarët e vlerësimit të ofertave edhe Gëllçi ka kryer shkelje.

Tre punonjësit e tjerë që SPAK ka dhënë urdhër pë arrest janë Ervin Muraj, Julian Tapia, Alban Malaveci.

Gëllçi është liruar nga detyra si drejtor i përgjithshëm i  RTSH më 21 maj të këtij viti.Vendimi u bë i ditur nga vetë RTSH, e cila në një kronikë të përgatitur atëherë deklaroi se atij i kishte mbaruar mandati i qëndrimit në detyrë. Këshilli Drejtuesi i RTSH votoi me 8 vota pro shkarkimin e Gëllçit, ndërkohë që drejtimi i televizionit i ka kaluar zv.drejtorit Martin Leka.

Thoma Gëllçi ka punuar fillimisht si gazetar në Revistën humoristike “Hosteni” dhe më pas në gazetën “Zëri i Populli”, të cilën e drejtoi për disa vjet si kryeredaktor. Ai është themelues i gazetës “24 orë”.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 28.02.2020 ka regjistruar proçedimin penal nr.82/2020 për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal. Hetimet në kuadër të këtij proçedimi janë kryer në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Pas kryerjes së veprimeve hetimore gjithëpërfshirëse lidhur me këtë proçedim rezultoi se: Në proçedurën e prokurimit “Proçedurë e hapur”, me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me nr. REF-90011-10-16-2018, me fond limit 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), zhvilluar në datën 09.11.2018 nga autoriteti kontraktor Radio Televizioni Shqiptar, janë konstatuar shkelje ligjore, të kryera nga ana e tre anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht të hetuarve J.T., A.M. dhe E.M., shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) të Kodit Penal. Po kështu nga hetimet ka rezultuar se edhe shtetasi TH.G., me detyrë ish-Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, ka kryer shkelje ligjore në këtë proçedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashkuar nga neni 248 i Kodit Penal. Për këtë arsye, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për caktimin e masave të sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj shtetasve nën hetim J.T., A.M., E.M. dhe Th.G. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.79 datë 07.10.202, vendosi: “Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë. Vendosjen e masës të sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj shtetasit nën hetim Th.G., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimit i detyrës, parashkuar nga neni 248 i Kodit Penal. Vendosjen e masave të sigurimit sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj shtetasave nën hetim J.T., A.M. dhe E.M., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) dhe 25 të Kodit Penal. Ky vendim është ekzektuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit”, thuhet në njoftim. 

Etiketa: arrestimspakthoma gellci


Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Vrasja e nënkomisarit Hoxha, flet për herë të parë kryeministri Rama

Kriza energjetike, Rama: Nuk do ketë ndërprerje me orare

Hera e dytë brenda javës, bie Facebook dhe Instagram

Hera e dytë brenda javës, bie Facebook dhe Instagram

Kampi Al-Hol/Rama dekoron gjeneralin Abbas Ibrahim: Shpëtuam gjysmën e personave

Rama: Ajo që po ndodh në PD është për të ardhur keq
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}