InstaBIZ

Aktori i “Game of Thrones” ndërron faqe, kontratë me kompaninë e njohur


               Publikuar në : 10:45 - 24/08/19 |
xhu lia

Aktori i njohur për rolin e Jon Snow në serialin “Game of Thrones” Kit Harington, ka nënshkruar një kontratë me kompaninë e njohur të filmave me superheronj “Marvel” për të qenë pjesë e tyre.

Ndonëse u publikua lajmi se Kit do të jetë pjesë e prodhimeve të tyre kinematografike, ende nuk dihet se në cilin film do të jetë luajë.

Harington përfundoi sagën 10-vjeçare të “Game of Thrones” pak muaj më parë dhe duket se pati probleme pas saj.

Ai qëndroi disa muaj në një qendër rehabilitimi, pas problemeve me alkoolin dhe menaxhimin e ankthit.

Tashmë duket se aktori i njohur ka lënë çdo gjë pas dhe është gati për të nisur një faqe të re si në jetën profesionale ashtu edhe në atë personale./Opinion.al/

Pas