Kronikë

Mori para duke i premtuar legalizimin e një banese, në pranga 26-vjeçarja


               Publikuar në : 11:24 - 24/08/19 |
el ida

Një 26-vjeçare është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi akuzohet për veprën penale të mashtrimit.

Në pranga ka rënë e reja A. D., banuese në Tiranë, e cila akuzohet se në mënyrë të vazhdueshme për një periudhë 2 vjeçare i ka marrë 500.000 lekë të reja, shtetasit B. P., duke i premtuar se do të ndikonte që ai të përfitonte legalizimin e banesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme./Opinion.al

 

 

Pas