Kronikë

Aksident me vdekje në aksin Levan-Tepelenë


               Publikuar në : 11:03 - 24/08/19 |
xhu lia

Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në aksin rrugor  Levan-Tepelenë si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Një automjet i tipit “Benz”, i drejtuar nga personi me iniciale K.Z  është përplasur me një motoçikletë.

Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorçikletës, identiteti i të cilit ende nuk dihet.  Uniformat blu po punojnë për ndalimin e autorit të aksidentit,i cili ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Sot rreth orës 10:15 në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kafaraj”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasi K.Z, është përplasur me një motorçikletë.

Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorçikletës, i cili nuk është identifikuar ende.

Policia po punon për kapjen e drejtuesit të mjetit i cili ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

 

Pas