Bota

Aktori e qëlloi me armë zjarri, dalin pamjet nga momentet e fundit të kineastes


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:04 - 26/04/22 |
Opi Nion

Janë publikuar në media pamjet që tregojnë momentet e fundit të jetës së kineastet Halina Hutchins, pasi u qëllua me armë zjarri nga aktori Alec Baldwin gjatë xhirimit të filmit “Rust”.

Aktori është ka dekalruar se ngjarja që  i mori jetën 42-vjeçare ka qenë aksidentale dhe se nuk ka patur dijeni se arma kishte fishek të vërtet.

Një video e publikuar nga Mail Online tregon Halina-n të shtrirë në dyshemenë e një kishe ndërsa mjekët përpiqen ta mbajnë në jetë.

Anëtarët e personelit paramjekësor mund të dëgjohen ndërsa i thonë “Halina qëndro me ne!” Megjithatë, kienastja duket se ishte pa ndjenja dhe nuk u përgjigjej thirrjeve të tyre.

Në një video tjetër të publikuar nga gazeta britanike, anëtarët e stafit, teknikët dhe aktorët – përfshirë Alec Baldwin, dëgjohen duke pyetur për gjendjen e saj shëndetësore.

Pamjet tronditëse nga momentet e fundit të 42-vjeçares janë regjistruar nga një kamera trupore dje janë publikuar dje nga zyra e sherifit të Santa Fe në Neë Mexico si pjesë e provave nga ngjarja fatale e 21 tetorit 2021.

Sherifi tha në një deklaratë se hetimet janë në vazhdim pasi çështja mbetet e hapur. Po ashtu, ai ka shpjeguar se priten rezultatet e ekspertizës balistike dhe mjeko-ligjore të FBI-së, si dhe analiza e gjurmëve të gishtërinjve dhe ADN-së.

Pas