Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aktorët e Teatrit Kombëtar-Ramës: Na rrisni pagat. Presim deri më 31 gusht ose…

2022/07/20 at 8:30 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Aktorët e Teatrit Kombëtar-Ramës: Na rrisni pagat. Presim deri më 31 gusht ose…

Aktorët e Teatrit Kombëtar nëpërmjet një letre drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Kulturës, Eva Margariti kanë kërkuar rritje të pagave të tyre, njësoj siç u veprua me Teatrin e Operas dhe Baletit dhe me Asamblin Popullor.


Në këtë letër të firmosur nga aktorët më në zë të Shqipërisë si Laert Vasili, Arben Derhemi, Elia Zaharia, Naun Shundi dhe Ndriçim Xhepa, thuhet se ata do të jenë në pritje të reagimit të qeverisë deri më 31 gusht , në të kundërt do të detyrohen të marrin masa të tjera që sipas tyre do të çojë në përshkallëzimin e veprime për të mbrojtur dinjitetin njerëzor dhe artistik.

 “Gjithsesi, ne do të dëshironim që kjo të jetë thjesht çështje kohe dhe ky vendim të miratohet edhe për ne së shpejti në buxhetin e ri të shtetit, ku do presim të parashikohet ngritja e pagës dhe për institucionin tonë. Të bindur për këtë, me durim do presim reagimin tuaj deri më 31 Gusht 2022. Nëse pastaj do vëmë re që kjo gjë do të kalojë në indiferencë, pra ështe bërë qëllimisht, atëherë ne do të përshkallëzojmë dhe veprimet tona për të mbrojtur dinjitetin njerzor dhe artistik. Qendrojmë në pritje të përgjigjes tuaj”, thuhet në letrën e tyre.

Letra  e plotë e aktorëve 

KËRKESË

Drejtuar: Z. EDI RAMA

KRYEMINISTËR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

ZNJ. ELVA MARGARITI

MINISTRE E KULTURËS

I Nderuar Z. Kryeministër,

E Nderuar Znj. Ministree Kulturës,

Disa ditë më parë, trupa artistike e Teatrit Kombëtar konstatoi me kënaqësi të madhe se trupës artistike (dhe jo vetëm) të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor(TKOBAP), i është ritur paga nga 15%-57%.

U gëzuam për kolegët tanë dhe njëkohësishtu hidhëruam pa masë për veten tonë. Është hera e parë në historinë e këtij vendi që këto dy institucione kombëtare trajtohen në mënyrë të diferencuar. Në mënyrën se si funksionon dhe si është ndërtuar sistemi i pagave, këto institucione janë vlerësuar gjithmonë brenda një kuadri ligjor. Në këtë rast, me ndërhyrjen e Këshillit të Ministrave, kjo gjë ndryshoi dhe TKOBAP kategorizohet në një system të ri pagash, kurse TK jo! E papranueshme! Ende nuk është dhënë një shpjegim publik për këtë. Nderkohë, ju bëjmë me dije se, Teatri Kombëtar, gjithë këto vite, ka qenë pararojë e institucioneve publike të artit. Në sezonet 2016/17 dhe 2017/18, TK, në kalendarin e tij, ka qenë ne krye të renditjes për nga frekuentimi i spektatorëve. Më pas, me gjithë vështirësite që u krijuan, që nga “beteja’ për Teatrin, prishja e godinës së vjetër të TK-së, spostimi te ArTurbina dhe pandemia, ne sot po ja arrijmë përsëri, falë një pune të jashtëzakonshme, të mbushim plot e përplot sallën e ArTurbina. Ketë sezon artistik post-pandemik’, kemi marrë pjesë dhe kemi interpretuar në produksione shumë të mëdha e të vështira, ku mund të përmendim: “Coriolanus” nga U.Shekspir, “Edmond” nga A.Mishalik, “Ferma e Kafshëve” nga Xh.Oruel, “Përvjetori i Dielindjes” nga D.Eldrixh. Kanë nisur dhe provat për produksionin “Ivanov” nga A.Çehov. Këto janë vepra të mëdha që kërkojnë një punë të jashtëzakonshme, ku një pjesë e madhe e aktorëve, veç provave, interpretojnë çdo javë, nga e mërkura në të diel, dhe e mbyllin sezonin me reth 40- 50 shfaqje. Atëherë pse ky diskriminim, Z.Kryeministër?

Gjithsesi, ne do të dëshironim që kjo të jetë thjesht çështje kohe dhe ky vendim të miratohet edhe për ne së shpejti në buxhetin e ri të shtetit, ku do presim të parashikohet ngritja e pagës dhe për institucionin tonë. Të bindur për këtë, me durim do presim reagimin tuaj deri më 31 Gusht 2022. Nëse pastaj do vëmë re që kjo gië do të kalojë në indiferencë, pra ështe bërë qëllimisht, atëherë ne do të përshkallëzojmë dhe veprimet tona për të mbrojtur dinjitetin njerzor dhe artistik. Qendrojmë në pritje të përgjigjes tuaj.

Me respekt,

Dritan Boriçi, Laert Vasili, Arben Derhemi, Olta Daku, Besmir Bitraku, Anila Bisha, Donald Shehu, Ardian Cerga, Niada Saliasi, Ndriçim Xhepa, Ina Gjonci, Lulzim Zeqa, Dori Çaushi, Helidon Fino, Laedia Hajdari, Armand Bora, Neritan Liçaj, Flaura Kureta, Elia Zaharia, Gladiola Harizaj, Naun Shundi, Erjona Kakeli, Myzafer Zifla.

 

 

 

 



Ju sugjerojmë

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
Aktualitet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

5 Korrik, 2025 10:48 pm
Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
Bota

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

5 Korrik, 2025 10:28 pm
Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
Bota

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

5 Korrik, 2025 10:01 pm
Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
Bota

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

5 Korrik, 2025 9:27 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

5 Korrik, 2025 8:52 pm
“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
Bota

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

5 Korrik, 2025 8:38 pm
Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

5 Korrik, 2025 8:21 pm
Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

5 Korrik, 2025 7:20 pm
Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
Aktualitet

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

5 Korrik, 2025 7:05 pm
Para
Rriten temperaturat, parashikimi i motit për sot në vendin tonë

Vala e të nxehtit në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në 40 gradë

Ngrihet flamuri i BE në Kryeministri, Rama: Do doja të ishte edhe opozita, por…

Ngrihet flamuri i BE në Kryeministri, Rama: Do doja të ishte edhe opozita, por...

Ngrihet flamuri i BE në Kryeministri, Rama: Do doja të ishte edhe opozita, por…

Rama thirrje drejtësisë: Anëtarësimi në BE varet edhe nga puna juaj
















TE FUNDIT

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
5 Korrik, 2025

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjen kënaqësi te vizatimi; veprat e tij me ngjyra të forta dhe ndjesi psikodelike ekspozohen...

Lexo më shumë

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
5 Korrik, 2025

Komandanti më i lartë ushtarak i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi deklaroi sot se do të kryejnë një ofensivë të re të...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
5 Korrik, 2025

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 persona rezultojnë të zhdukur, pas shirave të rrëmbyeshëm që...

Lexo më shumë

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
5 Korrik, 2025

Një artikull tronditës i Washington Post, përshkruan hap pas hapi se çfarë do të ndodhte nëse një shtet armik do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com