Aktualitet

Rama thirrje drejtësisë: Anëtarësimi në BE varet edhe nga puna juaj



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:16 - 20/07/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e ngritjes të flamurit të Europës në ambientet e Kryeministrisë, pas çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, i bëri thirrje drejtësisë së re se shpejtësia e anëtarësimit të vendit varet dhe nga puna e tyre.

Rama i kërkoi drejtësisë që të mos u mohojë fëmijëve Shqipërinë europiane, ndërsa theksoi se shumica qeverisëse e Shqipërisë nuk do të bëhet kurrë mburoja e asnjë subjekti që do të hetohet.

“Edhe ligji dhe drejtësia hyjnë në një shkallë të re vështirësie e duke i falënderuar për praninë e tyre si kontributorë të pazëvëndësueshëm në ndërtimin e kësaj rruge të atdheut drejt të ardhmes, dua tu them sot edhe përfaqësuesve të drejtësisë së re se shpejtësia e anëtarësimit të vendit të fëmijëve tanë në Bashkimin Europian do varet shumë edhe nga integriteti dhe nga puna e tyre.

Mos ua mohoni për asgjë në botë fëmijëve tuaj Shqipërinë europiane që meritojnë dhe jini të bindur se për sa kohë, të paktën unë do të jem këtu, shumica qeverisëse e Shqipërisë nuk do të bëhet kurrë mburoja e asnjë subjekti të punës suaj ashtu sikundër ju nuk do të ndiheni kurrë vetëm në luftën tuaj me korrupsionin dhe me krimin e organizuar.

Ngritja e flamurit të Bashkimit Europian në institucionet tona do të thotë ngritje pikërisht e kësaj lufte në një në nivel tjetër, ashtu sikundër do të thotë edhe ngritje e qeverisjes në një nivel të ri në çdo drejtim, por edhe ngritje e frymës kritike në tërësi në një shkallë të re.”- tha Rama./Opinion.al

Pas