Aktualitet

Ngrihet flamuri i BE në Kryeministri, Rama: Do doja të ishte edhe opozita, por…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:54 - 20/07/22 |
Opi Nion

Është zhvilluar këtë të mërkurë ceremonia e ngritjes simbolike të flamurit të Europës në ambientet e Kryeministrisë, pas çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në fjalën e mbajtur në këtë ceremoni kryeministri, Edi Rama, është shprehur se ngritja e këtij flamuri shënon ngritjen e Shqipërisë në një tjetër nivel, duke theksuar se ky moment shënon edhe ngritjen në një nivel tjetër detyrimesh të marrëdhënieve të shoqërisë dhe qytetarit shqiptar me rregullat dhe vlerat evropiane.

Më tej Rama tha se do kishte dashur që në këtë ceremoni të ishte e pranishme edhe opozita, por shtoi se, ata janë në një hendek që bie ndesh me frymën dhe logjikën e BE-së.

“Sot është një ditë e re për Shqipërinë dhe ju falenderoj ju që jeni këtu për ceremoninë e ngritjes të flamurit, pas çeljes së negociatave. Prania juaj këtu është më shumë se një prani protokollare, pasi ju me institucionet që përfaqësoni jeni kontributorë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë. Ngritja e këtij flamuri shënon ngritjen e Shqipërisë në një tjetër nivel. Ky moment shënon ngritjen në një nivel tjetër detyrimesh të marrëdhënieve të shoqërisë dhe qytetarit shqiptar me rregullat dhe vlerat evropiane.

“Do kisha dashur që sot të ishte këtu dhe opozita jo thjesht sepse gjithçka që është arritur në këtë rrugë të gjatë mban vulën e palës tonë, por sepse ky nivel i ri marrëdhëniesh i Shqipërisë me BE natyrshëm kërkon edhe një nivel të ri marrëdhëniesh mes qeverisë dhe opozitës. Sot për sot opozita ndodhet në një hendek të madh mes një pjese të identifikuar me gjithçka bie ndesh me frymën e marrëdhënieve me BE që nga korrupsioni domethënës te minimi i demokracisë dhe një pjesë tjetër që ndryshon se nuk është damkosur si e padëshirueshme dhe këta të dytët edhe kur i fton nuk vijnë sepse kanë frikë nga të parët kështu që hë për hë do bëjmë siç kemi bërë gjithmonë”.’- tha Rama./Opinion.al

Pas