Kronikë

Aksidenti në Mallakastër, dy persona në gjendje të rëndë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:42 - 13/08/22 |
Opi Nion

Dy prej personave të përfshirë në aksidentin e një nate më parë në aksin Levan – Tepelenë janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Ndërkohë, mësohet se një prej tyre është shtetase italiane, ndërsa mes të lënduarve janë edhe dy fëmijë.

Aksidenti ndodhi pranë fshatit Malas në Mallakstër, kur një Mercedes Benz me targa AA 566CR dhe një Reno Clio me targa italiane GC131XP u përplasën me njëra-tjetrën.

“Sot, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Tepelenë-Mallakastër, në fshatin Malas, shtetasi E. Gj., 36 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Renault” me drejtues shtetasin D. L., 32 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe gjashtë pasagjerët, A. Gj., 25 vjeçe, A. Gj., 23 vjeçe, dy fëmijë të mitur 2 vjeç dhe 3 vjeç(pasagjerët e automjetit tip “Benz”); K. M., 30 vjeçe, C. R., 31 vjeç, (pasagjerët e automjetit tip “Renault”), të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, njoftoi policia një ditë më parë./Opinion.al

Pas