Aktualitet

Ahmetaj firmosi VKM 3 ditë pas shkarkimit, PD: Vepër penale, SPAK të veprojë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:09 - 13/08/22 |
Opi Nion

PD ka kërkuar nga SPAK të veprojë ndaj asaj që e cilësoi si vepër penale të ish-Zv/Kryeministrit Arben Ahmetaj.

Në një dalje për mediat, kryetarja e së Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja tha se Ahmetaj ka firmosur VKM-ve 3 ditë pas shkarkimit të tij. “Për të njëjtën shkelje u dënua ish Kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku”, u shpreh Kalaja.

Deklaratë e Kryetares së Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja

Është bërë e modës, që Edi Rama jo vetëm që nuk firmos vetë, por i ruan Vendimet e Këshillit të Ministrave (VKM) për pikun e verës.

Gjatë korrikut, ndryshe nga muajt e tjerë, kanë dalë shumë VKM dhe 14 prej tyre janë firmosur nga ish Zv/ Kryeministri Arben Ahmetaj më datë 27/7/ 2022. Do të thotë 3 ditë pas shkarkimit të tij.

Një nga 14 VKM-të që ka firmosur ish Zv. Kryeministri Ahmetaj është ai me Nr.512, më datë 27 korrik.

Së pari, duhet të sqarojmë publikun se nuk ka patur një mbledhje të Këshillit të Ministrave në këtë datë.

Së dyti, VKM-ja e firmosur nga zoti Ahmetaj, duke mos patur një tagër të tillë (pasi ishte i shkarkuar), jo vetëm është absolutisht i pavlefshëm nga pikëpamja civile, por është edhe konsumim i 2 veprave penale.

Atyre të “Përvetësim i titullit apo i detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penal dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”, parashikuar nga neni 249 i Kodit Penal.

Kjo shkelje është e njëjta me atë për të cilën u dënua ish Kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, gjë që do të thotë se precedenti ekziston.

Në këto kushte, Partia Demokratike i bën thirrje SPAK të veprojë menjëherë dhe të nisë hetimet për veprat penale të konsumuara nga ish Zv/ Kryeministri Arben Ahmetaj.

VKM e publikuar nga PD 

VENDIM

Nr. 512, datë 27.7.2022

PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.514, DATË 18.9.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT, PËR FINANCIMIN E ZBATIMIT, MBIKËQYRJES DHE KOLAUDIMIT PËR REHABILITIMIN E INFRASTRUKTURËS SË RRJETIT TË KULLIMIT NË ZONËN E PORTO-ROMANOS–KËNETË DHE SISTEMIMIN E RRJETIT TË UJËRAVE TË SHIUT NË ZONËN URBANE TË QYTETIT TË DURRËSIT DHE CAKTIMIN E BASHKISË DURRËS SI  NJËSI ZBATUESE”

Në  mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës,  të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, “iii”, 16 dhe 36,  të aktit normativ  nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të  fatkeqësisë  natyrore”,  miratuar  me  ligjin  nr. 97/2019,  të  ligjit  nr.  9936,  datë  26.6.2008,  “Për menaxhimin  e  sistemit  buxhetor  në  Republikën  e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr. 115/2021,  “Për  buxhetin  e  vitit  2022”,  të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe   ministër   i   Shtetit   për   Rindërtimin   dhe Programin e Reformave, Këshilli i Ministrave.

VENDOSI:

  1. Në vendimin  nr.  514,  datë  18.9.2021,  të Këshillit  të  Ministrave,  pas  pikës  2  shtohet  pika 2/1, me këtë përmbajtje:“2/1. Bashkisë Durrës, në buxhetin e miratuar për  vitin  2022,  i  transferohet  fondi  në  masën  700 000  000  (shtatëqind  milionë)  lekë  pa  TVSH,  për financimin  e  zbatimit,  mbikëqyrjes  d

he  kolaudimit për   rehabilitimin   e   infrastrukturës   së   rrjetit   të kullimit në zonën e Porto – Romanos–Kënetë dhe sistemimin  e  rrjetit  të  ujërave  të  shiut  në  zonën urbane   të   qytetit   të   Durrësit,   në   formën   e transfertës së pakushtëzuar, dhe të përballohet nga hapësira buxhetore e siguruar pas ngurtësimit në të njëjtën masë të fondeve të projekteve të rindërtimit me ecuri të ngadaltë.”.

  1. Ngarkohen zëvendëskryeministri dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Ministria e  Financave  dhe  Ekonomisëdhe Bashkia Durrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Arben Ahmetaj

 

Pas