Rajoni

Aksidenti në Bullgari/Familjari i një prej udhëtarëve: S’e dimë nëse është gjallë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:52 - 23/11/21 |
Opi Nion

E dhimbshme është situata në Maqedoninë e Veriut, aty ku familjarët e pasagjerëve të autobusit që u përfshi në një aksident tragjik mëngjesin e sotëm në Bullgari, janë vendosur para dyerve të agjencisë së udhëtimit për të mësuar mbi fatin e të afërmve të tyre.

Në prononcimet e mediave maqedonase ata thonë për ngjarjen se e kanë mësuar përmes rrjeteve sociale.

“Jemi informuar përmes “Facebook”-ut që nga ora 6 e mëngjesit të sotëm, pasi kushëriri im është në Turqi. Prej tre-katër orësh kemi telefonuar në “Besa Trans”. Nuk kemi informacion,kjo nuk është mirë. Ashtu siç dinë të organizojnë ekskursione, ashtu edhe tani kur është tragjike duhet të jenë më aktivë. Kërkoj nga institucionet që të informojnë njerëzit”, tha i afërmi i një prej udhëtarëve në autobus, i cili ende nuk e di në familjari i tij është i gjallë apo jo.   

Pas