Kronikë

Aksidentet/Shtatë të plagosur në pak orë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:02 - 24/01/21 |
Opi Nion

Shtatë persona janë plagosur nga aksidentet rrugore pasditen e së dielës, ndikuar edhe nga moti i keq dhe reshjet që kanë prekur thuajse të gjithë territorin e vendit.

Fillimisht ishte autoambulanca e Fierit e cila u përplas me një automjet në Rrogozhinë. Nga aksidenti mbetën të plagosur 6 persona, mes të cilëve edhe drejtuesi i ambulancës dhe një infermier që udhëtonte me të.

Ndërkohë në  aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Bishqem, është përplasur një mjet tip “Land Rover” me një Mercedes.  Policia njoftoi se si pasojë pështë plagosur drejtuesi i mjetit tip “Benz”, 37-vjeçari V.R., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën./Opinion.al

 

Pas