Bota

Kremlini: Putin i gatshëm për dialog me Biden


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:10 - 24/01/21 |
Opi Nion

Rusia është e gatshme të fillojë një dialog me qeverinë e re të SHBA-së, sipas deklaratave të përfaqësuesit të Kremlinit, i cili shtoi se Presidenti Vladimir Putin do t’i përgjigjet me mirësjellje një dëshire të SHBA-së për bisedime.

Marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit kanë qenë në nivelin më të ulët historik që nga fundi i Luftës së Ftohtë, me të dy palët që kanë qëndrime të ndryshme për rolin e Rusisë në Ukrainë dhe pretendimet e SHBA-së për përfshirjen ruse në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, të cilat Moska i hedh poshtë.

Shtetet e Bashkuara dje u bënë thirrje autoriteteve ruse të lirojnë protestuesit dhe gazetarët e arrestuar gjatë tubimeve në mbështetje të kritikut të burgosur të Kremlinit Alexei Navalny dhe dënuan atë që ata e përshkruan si përdorimin e “taktikave të ashpra” kundër protestuesve.

“Sigurisht, ne jemi duke shpresuar në suksesin e një dialogu,” u citua të thoshte zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peshkov nga agjencia e lajmeve Interfax.

“Ky do të jetë një dialog, ku, natyrisht, diferencat tona do të dalin në pah. Por në të njëjtën kohë, dialogu është një shans për të gjetur bërthama logjike dhe pika të vogla ku marrëdhëniet tona të bëhen më të afërta. Dhe nëse qeveria aktuale [SHBA] është e gatshme për një qasje të tillë, nuk kam dyshim se presidenti ynë do të përgjigjet me edukatë”, tha ai.

Putini ishte një nga udhëheqësit e fundit botërorë që uroi Joe Biden për fitoren e tij pas zgjedhjeve presidenciale të SHBA në 3 nëntor 2020.

Një nga çështjet më të nxehta për t’u adresuar nga dy fuqitë bërthamore është marrëveshja e kontrollit të armëve, e njohur si START i Ri, e cila skadon në 5 shkurt.

Shtëpia e Bardhë njoftoi javën e kaluar se Biden do të kërkojë një zgjatje pesë-vjeçare të zbatimit të saj. Nga ana e tij, Kremlini ka kërkuar propozime konkrete nga Uashingtoni./Opinion

Pas