Bota

Pfizer rekuperon vonesat me Italinë: Ishte një keqkuptim  


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:56 - 24/01/21 |
Opi Nion

Kompania farmaceutike Pfizer njoftoi së fundmi se duke nisur nga java e ardhshme shpërndarjet e vaksinave të koronavirusit në Itali do të kthehen në nivelet e rëna dakord sipas marrëveshjes.

Kompania, duke iu përgjigjur rrjetit televiziv italian Skytg24, shtoi se nga 8 deri më 18 janar, vaksinat e rëna dakord u dërguan në Itali dhe më pas pati një reduktim, për shkak të riorganizimit të qendrës belge të prodhimit të industrisë farmaceutike.

Kompania tha se ka qenë një keqkuptim dhe se me vendimin e qeverisë për të marr 6 doza në vend të 5 të tillave, Pfizer ka ulur numrin e shisheve, por jo dozat e parashikuara, të cilat mbeten të njëjtat.

“Ajo që po ndodh është rezultat i një keqkuptimi në numërimin e dozave që nuk është numërimi i shisheve”, bëri me dije kompania.

Ndërkohë reduktimi i dozave të komunikuara nga Pfizer  dhe AstraZeneca do të bëjnë që të shtyhet me 4 javë vaksinimi i  personave mbi 80 vjeç dhe me 6-8 javë vaksinimi i pjesës tjetër të popullatës. Nga nesër, dozat në dispozicion do të përdoren për të kryer fazën e dytë tek ata që kanë marr dozën e parë dhe sidomos punonjësit e shëndetësisë./Opinion.al

Pas