Kronikë

Aksident në Vlorë, humb jetën 25 vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:45 - 09/08/20 |
Opi Nion

Një 25-vjeçar ka humbur jetën gjatë një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në pranë fshatit Fushë Dukat të Vlorës.

Mësohet se i riu nga Korça duke drejtuar automjetin tip Seat shoqëruar me dy pasagjerë të tjerë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin anësor të rrugës.

Po ashtu, nga aksidentit janë plagosur edhe dy persona të tjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 16:00, në aksin rrugorë pranë fshatit Fushë Dukat, shtetasi R. Sh., 25 vjeç, banues në Korçë duke drejtuar automjetin tip Seat shoqëruar me dy pasagjerë të tjerë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin anësor të rrugës.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi 25 vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spitalin e Vlorës, ku më pas ka ndërruar jetë. Dy pasagjerët e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën./ Opinion.al

Pas