Kronikë

Mat/ Iu vuri zjarrin shkurreve, asfiskohet dhe humb jetën i moshuari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:50 - 09/08/20 |
Opi Nion

Një 79-vjeçar ka humbur jetën pasi është asfiksuar nga tymi. Mësohet se i moshuari i kishte vendosur flakën shkurreve në fshatin Bujkë të Bashkisë së Matit, por nuk ka mundur të largohet në kohë.

Viktima është identifikuar si Haziz Kuka, banues në qytetin e Burrelit. Sipas informacioneve, i moshuari ka ndezur një zjarr për të pastruar tokën e tij.

Po ashtu, si pasojë e përmasave të mëdha të zjarrit, është djegur një banesë. 79-vjeçari është përpjekur të shuaj zjarrin, por u asfiksua dhe ndërroi jetë./ Opinion.al

Pas