Rajoni

Përmbytjet në Greqi/ 6 persona humbin jetën, ka të zhdukur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:26 - 09/08/20 |
Opi Nion

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Greqi. Mësohet se një stuhi përfshiu ishullin Evia në Greqinë mëngjesin e sotëm duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha materiale.

Së fundmi autoritetet kanë gjetur të pajetë një 38-vjeçare, ndërsa bashkëshorti i saj rezulton i zhdukur. Me ndihmën e helikopterëve po evakuohen dhjetëra banorë qe ndodhen të izoluar në tarracat e shtëpive, të rrethuara nga uji që ka përmbytur pjesën më të madhe të zonës.

Sipas raportimeve nga zona e goditur, një pjesë e madhe e rrugëve dytësore janë te përmbytura, ndërsa në disa komuna është ndërprerë energjia elektrike.

Kryeministri grek Qiriakos Mitsotaqis  tha se po ndjek me vëmendje situatën dhe po informohet hap pas hapi për operacionin e grupeve të shpëtimit dhe evakuimin e banorëve./ Opinion.al

Pas