Kronikë

Aksident në Fushë Krujë/Ndërron jetë një prej 3 personave të plagosur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:42 - 23/03/22 |
el ida

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Thumanë, në afërsi të fshatit Derven, ndërsa dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Pas ngjarjes tre persona u dërguan për ndihmë në spital, por fatkeqësisht një prej tyre nuk ja ka dalë, ndërsa një tjetër mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

“Në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin D. A., është përplasur me automjetin me drejtues ende të paidentifikuar. Si pasojë e përplasjes është demtuar drejtuesi i automjeti D. A., i cili ndodhet në spitalin e traumës nën kujdesin e mjekëve. Forcat e Policisë bashkë me forcat e zjarrfikses po nxjerrin 3 të lënduarit e tjerë nga automjetet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e aksidentit”, njoftoi më herët policia./Opinion.al

Pas