Aktualitet

Alibeaj: Hapi i parë drejt negociatave, presim sinjale nga pala tjetër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:51 - 23/03/22 |
el ida

Kryetari i Komanduar  i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj në një dalje për mediat pas mbledhjes së kryesisë, tha ndër të tjera se tashmë priten sinjalet nga grupi tjetër, ndërsa është hedhur hapi i parë për negociatat.

“Besoj që ju e patë vendimin e grupit, që do të doja ta falenderojë për sensin e përgjegjshmërisë. Kjo është një shenjë tjetër e ngritjes së nivelit të përgjegjësisë. Me këtë sens përgjegjësie një nga synimet e kërkuara prej kaq kohës nga demokratët. Bashkimi, bashkimi për të mirën e demokratëve duke lëshuar dhe hequr dorë nga gjuha e urrejtjes si mënyra e vetme për të bashkuar demokratët. Unë besoj që ky është çelësi i moralit, me mirëkuptim dhe të arrijmë këtë që kërkojnë demokratët. Është një hap i mirë për të shkuar drejt bashkimit. Celësi i moralit është mirëkuptimi. Të ecim para me mirëkuptim. Vendimi, qëndrimi i grupit e tregon këtë. Është një hap i parë si shenjë drejt negociatave, tentativave të mira për të shkuar drejt bashkimit. Një grup pune me instancat e partisë. Presim sinjalet nga grupi tjetër”, tha Alibeaj./Opinion.al

Pas