Kronikë

Aksident në Durrës, makina përplas 33-vjeçaren


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:14 - 29/10/21 |
Opi Nion

Një 33-vjeçare që po lëvizte me biçikletë është përplasur nga një mjet tip”Smart” në qytetin e Durrësit. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20, në lagjen Nr.13 të qytetit bregdetar. 33-vjeçarja K. B, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Me datë 29.10.2021, rreth orës 15:20, në lagjen Nr.13 Durrës, mjeti tip “Smart” me drejtues shtetasin B. D., 22 vjeç, ka aksidentuar  shtetasen K. B., 33 vjeçe, e cila ishte duke qarkulluar  me biçikletë”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave te aksidentit./Opinion.al

Pas