Aktualitet

Aksident në aksin Fushë Krujë-Milot, tre persona të plagosur


               Publikuar në : 20:11 - 17/11/19 |
Opi Nion

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë i një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Krujë-Milot.

Sipas informacioneve në këtë aksident janë përfshirë tre automjete. Dyshohet se shkak i përplasjes është bërë shpejtësia jashtë normave të lejuara.

Të plagosurit  janë dërguar me urgjencë drejt spitalit, por ende nuk ka informacion për gjendjen e tyre shëndetësore.

Ndërkohë, polici ka nisur hetimet për zbardhjen e plot të rrethanave të aksidentit./ Opinion.al

Pas