Aktualitet

Inagurimi i stadiumit të ri, Rama: Kjo ditë do të mbetet në histori


               Publikuar në : 20:52 - 17/11/19 |
Opi Nion

Pak para ndeshjes Shqipëri-Francë është inauguruar në Tiranë stadiumi “Air Albania Stadium”.

Nëkëtë ceremoni ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, presidenti i FSHF-së , Armand Duka si dhe i ftuari special, president i UEFA-s, Aleksandër Ceferin.

Rama është shprehur gjatë fjalës së tij se kjo ditë  do të mbetet në histroinë e futbollit shqiptar.

 “Një ditë që mbetet në histori për sportin shqiptar. E kam pritur këtë moment prej shumë e shumë vitesh, e kam ëndërruar gjatë që shqiptarët nuk do të hynin më në një nevojtore futbolli për të mbështetur kombëtaren”, tha Rama.

Kemi krijuar edhe një gravitet të ri social për Tiranën ku do të ketë jetë gjatë gjithë javës.

Rama i është përgjigjur të gjithë kritikëve, të cilët e kanë konsideruar atë si qendër tregtare; “Disa që e përqeshin këtë stadium kujtojnë se na vunë në pozitë të vështirë me epitetin qendër tregtare. Zoti i faltë ata se nuk dinë çfarë thonë. Por është e sigurt që gjenerata e re e stadiumeve kudo në botë synojnë jetën 24 orë në  7 ditë të javës. Ky stadium i përket kësaj gjenerate objektesh që ndërtohet për futbollin dhe krijojnë jetë sociale, krijon punësim.

Po ashtu, Aurela Gaçe dhe Era Istrefi kanë “elektrizuar ” 21 mijë tifozët në stadiumin kombëtar. Ishte fillimisht, Aurela Gaçe e cila me këngë ‘Xhamadani Vija-Vija’ që ngriti 21 minë tifozët e pranishëm shqiptar dhe më pas zbriti në fushë Era Istrefi, me këngën e saj ‘Live it up’ që dha pak atmosferë botërori në këto ndeshje.

Tifozët kanë mbushur stolat e stadiumit dhe po përgatiten të shikojnë sfidën mes Shqipërisë dhe Francës, ndërkohë, mes tifozëve dëgjohet dhe thirrje “Rama ik”./ Opinion.al

Pas