Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ai i quan shqiptarët banditë, ti i thua mik

2019/05/14 at 2:15 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Ai i quan shqiptarët banditë, ti i thua mik

Enver ROBELLI-Aleksandër Vuçiç ka mendim të qartë për shqiptarët e Kosovës. Ata i quan banditë, kretenë (nga frëngjishtja: crétin: kokëbosh), i krahason me indianët mesjetarë të Amerikës, domethënë racë e ulët. Ministri i tij i Mbrojtjes shqiptarëve u drejtohet vetëm me «šiptari», një fjalë përbuzëse siç është «Nigger» për njerëz të racës së zezë. Me deklaratat raciste të Vuçiçit dhe shërbëtorëve të tij do të mund të mbushej një libër i vëllimshëm. Mediat e kontrolluara nga Vuçiçi çdo ditë nxisin urrejtje ndaj shqiptarëve.


Kryeministri i Shqipërisë, me sa duket, ka mendim të qartë për Aleksandër Vuçiqin. Në një intervistë për televizionin e Vuçiçit «Pink» Edi Rama tha se ka pasur probleme për shkak se ka marrëdhënie normale me kryetarin e Serbisë dhe për shkak se disa herë e ka quajtur mik. Është e kuptueshme që politikanët në komunikimet e tyre publike duhet të jenë më të kujdesshëm se si flasin. Edi Rama nuk mund ta quajë kriminel Vuçiçin për shkak të etiketës diplomatike, por kur kryetari serb përdorë fjalët më të ndyra e më raciste ndaj shqiptarëve, kryeministri i Shqipërisë nuk duhet ta quajë mik. Këtu nuk duhet të ketë vend për kortezi.

Edi Rama e quan mik, sepse ndoshta mendon se kjo është sjellje kinse europiane. Jo, është sjellje e papërgjegjshme, inferiore. Nuk jemi në vitin 1945, kur shqiptarët i përfaqësonte Koçi Xoxe. Inferioriteti i Ramës u vërejt disa herë gjatë intervistës. Gazetarja serbe flet për «institucionet e përkohshme të Kosovës dhe Metohisë», të cilat kanë marrë vendim për tarifa ndëshkuese kundër mallrave nga «uža Srbija», nga Serbia e brendshme. Me këtë gazetarja sugjeron se Kosova është pjesë e Serbisë. Ajo mund ta thotë këtë gjatë gjithë intervistës, por kryeministri i Shqipërisë duhet të jetë në gjendje të kundërshtojë propagandën serbe.

Duket se Edi Rama ka këshilltarë të dobët ose nuk ka fare këshilltarë. Rama mund të jetë brilant, sepse është i bekuar me shumë talente, por nonshalanca, neglizhenca, arroganca, refuzimi për të dëgjuar kritikat, ofendimi i të tjerëve e kanë shndërruar në politikan që përgjigjet me stihi dhe shpesh pa përmbajtje. Ballafaqimi me Serbinë nuk mund të zhvillohet me retorikë të galerive të artit, por me fakte, me dije për historinë dhe zhvillimet politike në rajon në dekadat e fundit.

Kjo intervistë kishte pak momente të fuqishme. Për shembull kur Edi Rama përmendi krimet serbe në Kosovë, krime «me karakter gjenocidi», kur nënvizoi se Kosova është e pavarur. Por këto janë gjëra të pritshme, në fund të fundit. Për fat të keq Edi Rama e humbi rastin të denoncojë fushatën e nacionalistëve serbë kundër bukëpjekësve shqiptarë në Serbi. Tha se ka dëgjuar që është dëbuar një bukëpjekës për shkak se ka bërë shqiponjën. Gazetarja kundërshtoi duke thënë jo, nuk është dëbuar, vazhdon të punojë. E po mirë, pak a shumë kështu reagoi Rama.
Situata është më dramatike dhe për këtë duhej të fliste Edi Rama. Nëse nacionalistët rrethojnë një furrë buke, ia vendosin pronarit shqiptar dy koka derri mbi veturë, nëse policia qëndron indiferente dhe nëse regjimi i Vuçiçit hesht, nëse mediat kriminale serbe u bëjnë apel lexuesve të përpilojnë lista të bukëpjekësve shqiptarë, atëherë duhet të ketë një reagim serioz të palës shqiptare – në Tiranë dhe në Prishtinë. Pse kjo heshtje?

Heshtje ndaj Serbisë që ka shkaktuar katër luftëra në Ballkan në çerekshekullin e fundit. Që vazhdon të destabilizojë Bosnjën, Kosovën dhe Malin e Zi, që ka qenë pjesë e agjendës ruse për të shkaktuar tensione në Maqedoni, që mohon krimet e kryera në Kosovë, që u boton «komplete veprash» kriminelëve të luftës, që organizon parada kërcënuese ushtarake afër Kosovës dhe me gjeneralin Vladimir Llazareviç, të dënuar për krime lufte në Kosovë, shënon 9 majin, ditën e fitores kundër fashizmit. Serbia është mbase i vetmi vend në Europë që ditën e fitores kundër fashizmit e feston me një fashist. Do të duhej të kishin shqiptarët politikanë të tjerë, që të vërtetën nuk e sakrifikojnë në altarin e interesave të përditshme dhe afatshkurtra për pushtet.

Nuk mund të kalohet asnjë ballafaqim me opinionin serb pa i përmendur 900 kufoma që forcat serbe i kanë bartur nga Kosova në Serbi – disa i kanë hedhur në një gropë në poligonin e policisë në Batajnicë, disa në Danub dhe lokacione të tjera. Vetëm në Batajnicë janë gjetur trupat e mbi 700 shqiptarëve, mes tyre 75 fëmijë. Shifrat janë abstrakte, por pas shifrave fshihen tragjedi njerëzore. Fatime Kelmendi tregon se kur kanë arritur në fshatin Tërstenik forcat serbe vranë djalin e saj të moshës një vit e gjysmë. Prej 5 anëtarëve të vrarë të familjes Kelmendi, tre u gjetën në Batajnicë. Gati dy dekada më vonë asnjë shenjë nuk tregon se aty është zbuluar varri më i madh masiv në Serbi. Është ndërtuar një kishë për policët e njësisë speciale që vazhdojnë të ushtrojnë aty.
Në Batajnicë u gjetën trupat e pajetë të 744 shqiptarëve, në kampin e policisë në Petrovo Sello 61 kufoma, 84 te liqeni Peruçac, 52 në lokalitetin Rudnica. «Po, kam qenë i involvuar kur kamionët me trupa arritën në Batajnicë, por nuk e kam ditur kur, ku dhe në ç’mënyrë janë kryer krimet. Nuk e kam kundërshtuar fshehjen e krimeve», kështu ka deklaruar para Gjykatës së Hagës Vlastimir Gjorgjeviqi, kryeshef për sigurinë publike në Ministrinë e Brendshme të Serbisë më 1999. Askush nga kryerësit e drejtpërdrejtë të krimeve nuk është dënuar deri më sot. Nuk është dënuar askush nga ata që u përpoqën të fshehin gjurmët e krimit.

Këto janë temat për të cilat duhet të flasin politikanët shqiptarë. Por hapja e këtyre temave do të pengonte vëllazërinë mentale mes politikanëve të drejtuar nga oligarkët dhe tajkunët mediatikë, të cilët nuk e kanë problem nëse e fusin edhe Shqipërinë nën ombrellën e ndikimit të Beogradit. Andaj vazhdon maskarada: ai i quan shqiptarët banditë, ti i thua mik.

Etiketa: Enver ROBELLI


Ju sugjerojmë

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë
Aktualitet

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë

3 Qershor, 2026 10:40 pm
Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin
Kryesore

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin

3 Qershor, 2026 10:28 pm
Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër
Aktualitet

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër

3 Qershor, 2026 8:52 pm
Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës
Kryesore

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës

3 Qershor, 2026 6:18 pm
Trump: I thashë Netanyahut se është i çmendur, por ne punojmë mirë së bashku
Bota

Trump: I thashë Netanyahut se është i çmendur, por ne punojmë mirë së bashku

3 Qershor, 2026 6:08 pm
Shëngjin, 4 të rinj merren nga dallgët, dyshohet për viktima
Kronikë

Shëngjin, 4 të rinj merren nga dallgët, dyshohet për viktima

3 Qershor, 2026 5:23 pm
Trump dhe Netanyahu ndahen për Iranin, diplomaci apo luftë?
Bota

Trump dhe Netanyahu ndahen për Iranin, diplomaci apo luftë?

3 Qershor, 2026 5:16 pm
Hita pret ambasadorin suedez, diskutohen projektet e reja për Policinë e Shtetit
Aktualitet

Hita pret ambasadorin suedez, diskutohen projektet e reja për Policinë e Shtetit

3 Qershor, 2026 4:58 pm
Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa
Rajoni

Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa

3 Qershor, 2026 4:32 pm
Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore
Bota

Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore

3 Qershor, 2026 4:08 pm
Para
Foto/Fejohet aktorja e njohur amerikane

Foto/Fejohet aktorja e njohur amerikane

Foto/Rita Ora darkon me këngëtarin e njohur, nisin spekulimet për romancë

Foto/Rita Ora darkon me këngëtarin e njohur, nisin spekulimet për romancë

“Sahit Dollapi u arrestua me urdhër, policia donte telefonin e tij”

Opinion/ Kush e teproi në protestën e opozitës?
















TE FUNDIT

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë
3 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një intervistë në CNN,  ku ka dhënë detaje lidhur me idenë e zhvillimit të...

Lexo më shumë

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin
3 Qershor, 2026

Është mbyllur me humbjen e skuadrës sonë kombëtare miqësorja Shqipëri-Izrael. Ka qeë minuta e 73-të, kur Oskar Gloukh zhbllokoi ndeshjen...

Lexo më shumë

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër
3 Qershor, 2026

Protesta qytetare në bulevardin kryesor të Tiranës, ku është  kundërshtuar projekti I zhvillimit të një resorti turistik në zonën e...

Lexo më shumë

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës
3 Qershor, 2026

Shëngjin, Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 16:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në zonën e Ranës së Hedhun, në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}