InstaBIZ

Foto/Rita Ora darkon me këngëtarin e njohur, nisin spekulimet për romancë


               Publikuar në : 14:39 - 14/05/19 |
xhu lia

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora është fotografuar nga paparacët ndërkohë që ka darkuar vetëm për vetëm me këngëtarin Liam Payne në Londër.

 

Dy këngëtarët e njohur janë aktualisht beqarë pasi Rita është ndarë muaj më parë nga aktori Andrew Garfield, ndërkohë që Payne i ka dhënë fund lidhjes së tij me modelen Naomi Campbell.

 

Dyshja është komentuar për kiminë që kanë me njëri-tjetrin. Ata janë njohur gjatë xhirimeve të filmit “50 Shades of Grey” kur sollën së bashku këngën hit të këtij filmi “Fou You”.

 

Madje në atë kohë partnerja e Liam, këngëtarja Cheryl  mësohet se ka qenë xheloze për Ritën, sidomos pas një puthje në skenë të dyshes teksa performonin së bashku.

 

Rita ishte e veshur me një fustan elegant tejet provokues në këtë darkë me këngëtarin 25-vjeçar. Nuk dihet nëse mes tyre ka vetëm miqësi, apo kanë nisur të frekuentohen./Opinion.al/

r1 r2 r3 r4 r5
<
>

 

Pas