Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Afera CEZ-DIA, Meta thotë të vërtetat e tij

2015/10/01 at 10:43 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Imuniteti i Prengës në pikëpyetje, Meta: Të dalë para ligjit

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me doreheqjen mandateve te grave deputete Merjeme Dilishi dhe Mirela Neli kandidate per deputete te PS per qarkun e Lezhes dhe Silvana Maksuti kandidate per deputet e LSI per Durresin.

TIRANË- Kryetari i Kuvendit i vënë në qendër të një sulmi politik pas publikimit të dokumenteve të aferës së CEZ me DiA ka folur gjatë në Kuvend dhe ka thënë të vertetat e tij për këtë histori. “Transfertat e DIA janë bërë për një ish-kryeministër që ka kompani private dhe nuk bëhet fjalë për mua tha Meta. Më pas iu kthye Berishës: Kastriot Ismailaj është propozuar nga ambasadori ynë në Pragë në vitin 2010, i cili ishte “njeri i besuar i ministrit të Jashtëm dhe kryeministrit Sali Berisha. Mos falsifikoni mos manipuloni, mos u bëni pjesë e një operacioni mafioz, politik, mediatik, dhe financiar. Se paguhet të gënjehet dhe të mashtrohet”.
Meta akuzoi opozitën se po përdor Tom Doshin dhe Dritan Priftin për të shpifur kundër tij. “Mos u bëni pjesë e këtij operacioni mafioz, theksoi Meta, – pa pasur prova mos më kërkoni dorëheqjen. “Keni ndonjë kritike për punën time si kryetar i parlamentit? Pse sa herë të gjeni ju ndonjë mafioz, mashtrues që të kërkojë dorëhejen do jap dorëhejqn une?”, tha kryetari i Kuvendit.


 

Pjesë nga fjala e Ilir Metës në Kuvend

Ka rreth një muaj që po bëhemi dëshmitarë të një operacioni mafioz politik, mediatik dhe financiar për të më përfshirë me domosdo përmes një propagande mashtruese e cila nuk mbështetet në asnjë fakt dhe provë, përmes financimit mafioz të emisioneve dhe gazetarëve që publikojnë të pavërteta dhe kolegëve deputetë që bëhen zëdhënës së tyre. Lidhur me këtë kompani që ka nisur nga një agjencia BIRN mund t’ju them se gjithçka është fare e qartë, çdo gjë ka qenë e studiuar mirë. Agjencia BIRN ka përmendur emrin tim pasi i referohet raportit të studios e cila nuk është angazhuar nga qeveria aktuale, por është angazhuar nga qeveria e mëparshme dhe është firmosur nga ish-drejtori i OSHEE Sahit Dollapi. Dhe Clifort është kompani që ka bërë dhe shërbime të tjera për qeverinë. Pas përmendjes së emrit tim në mënyrë të manipuluar nga gazetarja e papërgjegjshme e BIRN-it që natyrisht ka bërë edhe ajo shërbimet e saj duke përmirësuar standardet e jetës, kompania Clifort ka bërë një sqarim, që nuk e ka përmendur emrin e zotit Meta për një transfertë dhe asnjë praktikë korruptive lidhur me çështjen e DIA-s. Natyrisht është përmendur fakti që kanë qenë të përfshirë politikanë dhe fakti që ka qenë një ish kryeministër i proceduar më parë për korrupsion. Ka qenë një ish kryeministër i cili ka përfituar transferta nga DIA për llogari të kompanisë së tij private e regjistruar në QKR me emrin e tij, organet po hetojnë për të kuptuar nëse është në mënyrë të paligjshme ose jo. Nëse ju doni që patjetër të jem unë ai ish kryeministër më vjen keq. Kompania  DIA dhe çdo kompani tjetër, se janë dhe 9 të tjera, po DIA ka mbledhur vetëm 20 % të borxheve, 80 % të tjera i kanë mbledhur kompanitë e tjera që janë krijuar.

Një tjetër falsifikim që është bërë është se Ilir Meta ka ikur në Pragë për të negociuar, sipas ish-drejtorit Hejsek. Mos u merrni me spekulime të tilla, lexoni dhe deklaratat e Hejsek se unë kam pasur probleme me të se asnjë herë nuk i mbanin premtimet se Shqipëria ishte pa drita. Ai ka deklaruar në Pragë ku propozimin për Ismailajn ja ka bërë ambasadori ynë atje në atë kohë duke i thënë se ky person ishte njeri i besuar i ministrit të Jashtëm dhe kryeministrit Sali Berisha. Ambasadori ka qenë i emëruar prej tij, ka qenë edhe deputet i djathtë zotëria, të mos e marrim nëpër gojë. Juve ju pëlqen ajo pjesë që doni ju. Mos falsifikoni mos manipuloni, mos u bëni pjesë e një operacioni mafioz, politik, mediatik, dhe financiar. Se paguhet të gënjehet dhe të mashtrohet.

Nuk më ka shkuar mendja të shkoj në Pragë për të negociuar, por kam qenë në Pragë për kongresin e partive socialiste evropiane zoti Balla, ka qenë dhe Balla atje po s’i kishim të mira marrëdhëniet atëherë për arsye të koalicionit ku unë ndodhesha.

Keni bërë namin se qenka një dëshmitar E.M që qenka i LSI e ka vënë Meta. Ky dëshmitar ka qenë 3-4 muaj në LSI është konfliktuar me një të ri aty për motive të dobëta dhe është përjashtuar nga LSI nuk ka asnjë lidhje me këtë forcë prej 10 vitesh.

Ilir Meta ka pasur vetëm një njeri nën varësi, KESH-in. As ERE nuk ishte në varësinë time si ministër, anëtarët e bordit ishin vendosur që para vitit 2009.

Kastriot Ismailaj nuk më ka kërkuar asnjë favor, nuk i kam bërë asnjë favor. Nëse më gjeni një letër që justifikon me kërkesën e vet ERE-s për problemet që kishte CEZ , nuk keni fare nevojë të më kërkoni dorëheqjen, dorëheqjen e jap vet unë. Kur nuk keni fakte mos përdorni Tom Doshin, Dritan Priftin për të shpifur kundër Ilir Metës. Mos u bëni pjesë e këtij operacioni mafioz.

Më kërkoni dorëheqjen mua se ju ka thënë kryetari i pafajshëm Lulzim Basha? Sepse ka mashtruar gazetarja e BIRN-it? Nuk e kuptoj, mbi çfarë baze, mbi çfarë fakti, mbi çfarë prove. U mësuat keq me dorëheqjet e mia, edhe pse zoti Berisha më ka thënë mos jep dorëheqjen se është montazh unë thash dorëheqjen për videon në 2011. Por e dhashe dorëheqjen se kisha konflikt interesi, isha ministër.

Keni ndonjë kritike për punën time si kryetar i parlamentit? Pse sa herë të gjeni ju ndonjë mafioz, mashtrues që të kërkojë dorëhejen, do jap dorëhejqn une? Po kush ma kërkon mua Lulzim Basha, ai i ka ikur gjykatës, i ka ikur procesit duke sajuar vizita jashtë shtetit dhe duke e mbyllur cështjen, ndërsa unë i kam shkuar hetimit deri në fund. Nuk e marr si personale, ndoshta është dhe faji im që nuk kam folur më përpara më hapur, por kam menduar që do të ndërgjegjësoheshit.

Unë jam për hetim amerikan, se kam dëgjuar këta mafiozët që thonë shkrimi është bërë me porosi të ambasadës amerikanë. Kështu që unë nuk kam frikë të përballem as me amerikanët, as me evropianët. Unë jam i bindur tek e vërteta.

 



Ju sugjerojmë

Samiti i NATO-s në Suedi, Rubio: Trump është i zhgënjyer me aleatët
Bota

Rubio: Bisedimet SHBA-Iran pritet të vazhdojnë javën e ardhshme

25 Qershor, 2026 9:54 am
Rama u përgjigjet protestuesve: S’ka forcë që më ndal mua dhe PS-në
Kryesore

Rama u përgjigjet protestuesve: S’ka forcë që më ndal mua dhe PS-në

25 Qershor, 2026 9:51 am
I gjithë stadiumi në këmbë, momenti kur Neymar rikthehet në fushë me Brazilin
Sport

I gjithë stadiumi në këmbë, momenti kur Neymar rikthehet në fushë me Brazilin

25 Qershor, 2026 9:25 am
Netanyahu: Forcat izraelite do qëndrojnë në Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme
Bota

Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin

25 Qershor, 2026 9:18 am
Dy tërmete të njëpasnjëshëm në Venezuelë, raportohen dhjetëra viktima
Bota

Dy tërmete të njëpasnjëshëm në Venezuelë, raportohen dhjetëra viktima

25 Qershor, 2026 9:16 am
Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë
Aktualitet

Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë

25 Qershor, 2026 8:56 am
Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
Sport

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

24 Qershor, 2026 10:32 pm
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

24 Qershor, 2026 10:09 pm
Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
Bota

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

24 Qershor, 2026 8:32 pm
Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

24 Qershor, 2026 7:59 pm
Para
Vildane Zeneli e mirëpret tetorin kështu…

Vildane Zeneli e mirëpret tetorin kështu...

Armina Mevlani “transgresive” në Milano Fashion Week

Armina Mevlani “transgresive” në Milano Fashion Week

Gati dueti i Sabri dhe Ermal Fejzullahut

Gati dueti i Sabri dhe Ermal Fejzullahut

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Rubio: Bisedimet SHBA-Iran pritet të vazhdojnë javën e ardhshme

Samiti i NATO-s në Suedi, Rubio: Trump është i zhgënjyer me aleatët
25 Qershor, 2026

Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara të  Amerikës dhe Iranit pritet të vazhdojnë javën e ardhshme, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit,...

Lexo më shumë

Rama u përgjigjet protestuesve: S’ka forcë që më ndal mua dhe PS-në

Rama u përgjigjet protestuesve: S’ka forcë që më ndal mua dhe PS-në
25 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mesazhin e një qytetari ku ndër të tjera ky i fundit i kërkon as të...

Lexo më shumë

I gjithë stadiumi në këmbë, momenti kur Neymar rikthehet në fushë me Brazilin

I gjithë stadiumi në këmbë, momenti kur Neymar rikthehet në fushë me Brazilin
25 Qershor, 2026

Ylli brazilian, Neymar, bëri një rikthim emocionues me kombëtaren e Brazilit në Kupën e Botës 2026, teksa “Seleçao” mposhti Skocinë...

Lexo më shumë

Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin

Netanyahu: Forcat izraelite do qëndrojnë në Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme
25 Qershor, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se nuk i kërkoi kurrë leje Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të sulmuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}