Aktualitet

A është Rama i “vështirë” në punë? Spiropali: Është i vërtetë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:59 - 18/04/21 |
Opi Nion

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali këtë të dielë ka treguar se si është të punosh me kryeministrin Edi Rama duke qenë se është pjesë e kabinetit të tij të qeverisjes.

Në një intervistë në news 24, Spiropali thotë se nga jashtë e shohin Ramën si tip të vështirë, por nuk është i tillë është i vërtetë.

Ajo thekson se Rama nuk e kamuflon kurrë realitetin ndërsa thekson se ka komunikim të mirë me të pasi edhe vetë është e drejtpërdrejtë.

“Nga jashtë e shohin të vështirë, por ai është i vërtetë. Është i troçtë, nuk thotë kurrë atë që s’mendon, nuk kamuflon kurrë realitetin. Kam komunikim shumë të mirë se jam vetë e drejtpërdrejtë dhe e troçtë”,- tha Spiropali./Opinion.al

Pas