Aktualitet

Ftesa e Ramës/ Basha me Kryemadhin në Kombinat: Koalicionin e bëjmë me LSI


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:36 - 18/04/21 |
Opi Nion

Kreu i PD, Lulzim Basha është shfaqur për herë të parë që nga nisja zyrtare e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Ata kanë zhvilluar një takim me banorët e prekur nga tërmeti në Kombinat.

Gjatë fjalës së tij kryedemokratit komentoi ftesën e kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim, duke thënë se Rama po mundohet të hapë një deriçkë, por theksoi se koalicioni për ndryshim do të bëhet me LSI-në.

‘’Pjesë e ndryshimit dhe Rindërtimi. Ta përfundojmë sa më shpejt. Ndryshimi dhe këtu. Rindërtimi kalon në tre faza, vlerësimi i çdo ankese me transparence, kompensim dhe rindërtim, eleminim i çdo procedure burokratike. Dy dimra në çadra mijëra familje. Etja për ndryshim shihet anembanë, tek nënat, të rinjtë e mrekullueshëm. Votën e 25 prill ta kthejmë në qeverisje të shpresës, të zgjidhjeve reale. Ju ka rënë në sy edhe ju, që edhe Edi Rama e ka kuptuar që më 25 prill ai humb dhe Shqipëria fiton. Tani po përpiqet të hapë një deriçkë dhe do të bëhet pjesë e qeverisë. Koalicioni për Ndryshim do e bëjë koalicionin me LSI, me qëllim për t’i dhënë vendit një qeverisje të shpresës, qeverisje e cila do të hapë rrugën për Shqipërinë në Europë. Brenda 100 ditëve të para negociatat. Një qeverisje që kthen sytë tek ekonomia, punësimi, mirëqenia. Të vijojmë këto 7 ditë maratonën e shqiptarëve të bashkuar për ndryshim sepse më 25 prill Rama humb, Shqipëria fiton.’’- tha Basha./Opinion.al

Pas