Rajoni

Kosova lehtëson masat anti-covid: Hapen restorantet, ndryshon ora policore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:42 - 18/04/21 |
Opi Nion

Qeveria e Kosovës ditën e sotme ka lehtësuar masat anti-covid të marra në kuadër të pandemisë COVID-19. Ministri i Shëndetësisë në vend, Arben Vitia njoftoi se institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit vazhdojnë mësimin sipas udhëzuesit përkatës për sektorin e arsimit.

Në kuadër të këtij vendimi nga e hëna e 19 prillit rihapen lokalet dhe qendrat tregtare. Po ashtu nga dita e hënë (nesër) qytetarëve u ndalohet qarkullimi prej orës 22:30 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Vendimet më tej:

Institucionet publike dhe private të arsimit të vazhdojnë aktivitetin e tyre në mënyrë të rregullt sipas udhëzuesit të përkohshëm për aplikimin a masave për parandalimin dhe luftimin e COVID – 19 në institucionet e arsimit të të gjitha niveleve;

– Shërbimet e gastronomisë të lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin e përkohshëm për aplikimin a masave për parandalimin dhe luftimin e COVID – 19 në sektorin e gastronomisë, përmes së cilit vendosën masa për respektimin e distancës në mes të tavolinave dhe përcaktimit të numrit maksimal të personave të lejuar për metër katror;

– Qendrat tregtare të zhvillojnë veprimtarinë duke respektuar me përpikëri masat sipas udhëzuesit të veçantë për qendrat tregtare./Opinion.al

Pas