Aktualitet

Manastirliu: 8,065 të vaksinuar në 24 orë, 332.905 persona në total


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:34 - 18/04/21 |
Opi Nion

Vijon fushata e vaksinimit masiv në vendin tonë. Këtë të dielë janë vaksinuar 8,065 persona. Nga nisja e procesit të vaksinimit më 11 janar  në total janë kryer 332,905 vaksinime.

Shifrat i ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjete sociale.

Sakaq, në vendin tonë është ulur ndjeshëm numri i viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19. Autoritetet shëndetësore njoftuan se në 24 orët e fundit në vendin tonë humbën jetën 2 persona nga COVID-19, ndërsa janë raportuar 138 raste të reja me COVID nga 2480 teste të kryera./ Opinion.al

Pas