Mbreti Salman i Arabisë Saudite e ka shpallur të mërkurën e 23 nëntorit festë kombëtare, për të festuar fitoren e jashtëzakonshme të ekipit të tyre në Kupën e Botës ndaj Argjentinës.
Bëhet me dije se të gjithë punonjësit e sektorit publik dhe privat, si dhe studentët do të jenë pushim.
Arabia Saudite e mposhti Argjentinën e Leo Messit, 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Lusail të Katarit.
Saleh Al-Shehri dhe Salem Al-DaësarI shënuan për Arabinë Saudite në pjesën e dytë të ndeshjes, ndërsa goli i vetëm i Argjentinës ishte një penallti e shndërruar në gol nga Messi./Opinion.al