Kreu i PD Sali Berisha në fjalën e tij, e cilësoi një cunam të fitores, protestën e kësaj të shtune para kryeministrisë.
Në fjalën e tij, ai iu drejtua të gjithë qytetarëve duke përfshirë edhe ata socialistë, por që sipas tij mbështesin kauzat e drejta. Berisha tha, se pas Enver Hoxhës Rama është armiku më i egër i lirive, ndërsa gjatë fjalës së tij theksoi rëndësinë e votës së lirë.
“Pas Enver Hoxhës Edi Rama është armiku më i egër i lirive tona. Ai që të merr shpresën të ka marr dritën hyjnore drejt së ardhmes. Ai që të merr shpresën të ka marr besimin dhe forcën e pashtershme të së ardhmes së një njeriu. Ai që të merr votën të ka marr dinjitetin. Njeiru që nuk voton i lirë ëhstë njeri i pashpresë, të cilit vendi nuk i duket më vend i tij”, tha Berisha ndërsa shtoi se Rama do të përfundojë në burg.
“Edi Rama, monizmin tënd do ta arkivojmë në shtëpinë e turpit të historisë. Edi Rama, monizimin tënd do ta arkivojmë së bashku me ty, por ti ashtu siç ushton ky shesh, në burg dhe në regjim special do të çojmë”, tha Berisha./Opinion.al