Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Mbledhjen e Këshillit të PD-së foli për çështjen e detit me Greqinë, ndërsa e cilësoi kryeministrin Rama si një tradhëtar i kombit. Berisha tha se ishte kreu i qeverisë ai që e shiti detin.
“Marrëveshja e detit e firmosur në 2009, nuk mund të them se ishte e përsosur por një ekspertizë serioze ndërkombëtare shprehet se linja të përcaktuara do të dërgojë në gjykatë. U vendos një kusht me kusht që Greqia të mos kalojë në 12 milje dhe Greqia ishte me 6 milje, Greqia pranoi të shkojë në gjykatë me marrëveshjen e 6 miljeve sepse e pa që qeveria shqiptare bëri përpjekje për zgjidhje të problemit Gjykata Kushtetuese e rrëzoi marrëveshje, por kjo marrëveshje kishte një shans që ishte ligji ndërkombëtar. Këto verbërisht e ç’bënë gjithë këtë punë që ishte bërë. Filluan marrëveshjen nga e para me Kotsias dhe pas 34-vitesh negociata kur do firmosnin marrëveshje të re, ishte në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese dhe i thanë palës greke që tani na del gjykata. Në këtë rast Greqia përdori të drejtën që nuk mund t’i mohohej,. Në ligjin ndërkombëtar ka të drejtë 12 milje, Edi Rama e njohu këtë të drejtë, Edi Rama shiti detin. Kishte vetëm një shpresë aty, që ky ishte një proces në marrëveshje e sipër dhe rregullat e lojë i ndryshon në proces e sipër. Nuk po shkohet në gjykatë për marrëveshje të 2009, as për marrëveshje që negocioi me Kotsia, por për të përcaktuar linjën detare me 12 milje pala tjetër, dhuratë plotësisht e Edi Ramës, për shkak të largimit të tij nga gjykimi i marrëveshje së 2009. Marrëveshje 2009 po shkonte në Gjykatë dhe ky zotëri tani ka bërë çdo hap në kundërshtim më Gjykatën Kushtetuese. Për këtë nuk ekziston as gjykatë dhe as gjë tjetër. Sillet sikur ta ketë Shqipërinë çiflig të vetën. Në marrëveshjen e 2009 që të gjitha zonat e gazit dhe naftës që binin në ujërat territoriale të Shqipërisë. Në marrëveshjen që do firmoset me 12 milje shuma është mld euro. Ky është aspekti i Edi Ramës me interesin kombëtar. Nuk ka vend në botë që toleron një tradhtar si ky përveç Shqipërisë. Qëndrimi i tij tjetër është ai më cinik më shkatërrimtar, i vjedhjes dhe mashtrimit të përditshëm. Ju e patë se si u tret, si brima para diellit, shteti digjital i Shqipërisë”, tha Berisha./Opinion.al