Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Messi është i pandalshëm, rekordet që “shkatërroi” me tripletën ndaj Algjerisë

2026/06/17 at 9:59 AM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Messi është i pandalshëm, rekordet që “shkatërroi” me tripletën ndaj Algjerisë

Pak orë para se ai të ngjitej në arenë, ata dy të rinjtë, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, kishin shënuar nga dy gola me Kombëtaret e tyre dhe të gjithë po flisnin për epokën që ata po ndërtojnë në arenën e madhe të futbollit.


Messi ndërkohë me siguri ndodhej i ulur në një cep të dhomës së zhveshjes, teksa përgatitej për ndeshjen me Algjerinë, me telefonin në një dorë duke parë golat e “të rinjve” dhe në dorën tjetër duke pirë çajin e tij të preferuar, “mate”.

Nënqesh pak, por nuk thotë asgjë, asnjë fjalë, sepse gjithnjë e ka bërë këtë në fushën e lojës me vepra. Vjen momenti i tij, 3:00 me orën shqiptare, 21:00 me atë të Kansasit në Misuri. Arenën e njeh, sepse luan prej vitesh tashmë atje, me Inter Miamin.

Përballë është Algjeria, një kombëtare jo brilante, por nga ato që dinë të mbyllen e të të prishin punë. Por kjo nuk e pengon Leo Messin të mahnisë edhe një herë tjetër Botën dhe të gjithë të ndihen me fat që jetojnë në epokën e tij.

Tre gola, njëri më unik se tjetri dhe Messi 3, Algjeria 0. Rekordet vijnë si lumë. Ky ishte goli i 16-të, aq sa ka shënuar edhe Miroslav Klose. I mjafton edhe një gol për ta kaluar Gjermanin dhe për të shtuar edhe një rekord si golashënues e Botërorëve në arkivën e tij të pafundme.

Por jo vetëm kaq. Në moshën 38 vjeç e 357 ditë, Leo Messi është lojtari më “i vjetër” që arrin të shënojë më shumë se një gol në një ndeshje të Kupës së Botës. I fundit që e bënte ishte legjendari Roger Milla, 38 vjeç e 34 ditë.

Messi është lojtari i parë që nga viti 1966 që shënon 5 gola nga jashtë zonës në ndeshjet e Kupës së Botës. I fundit që e bënte ishte Rivellino. E djeshmja ishte ndeshja e tij e 200-të me Argjentinën dhe Leo Messi u bë futbollisti i parë në histori që luan në 6 Kupa të Botës në karrierën e tij.

Një tjetër detaj. Goli i parë i Leo Messit në një Botëror shënohej më 16 qershor 2006. 20 vite më vonë, po me 16 qershor, ai shënonte edhe golin e 16-të, për të arritur rekordin historik të Klose. E vetmja gjë që na mbetet është të shijojmë edhe pak kohë nga magjia e tij.



Ju sugjerojmë

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
Kronikë

Vritet me armë zjarri një person në Laç

9 Korrik, 2026 10:55 pm
Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit
Bota

Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit

9 Korrik, 2026 10:25 pm
“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë
Politikë

“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë

9 Korrik, 2026 9:51 pm
Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca
Kryesore

Rama: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

9 Korrik, 2026 8:44 pm
Qeveria miraton vendimin: Përmirësohet trajtimi financiar për zjarrfikësit
Aktualitet

Qeveria miraton vendimin: Përmirësohet trajtimi financiar për zjarrfikësit

9 Korrik, 2026 8:42 pm
Dita e 40-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
Aktualitet

Dita e 40-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

9 Korrik, 2026 8:40 pm
Koncerti i Kanye West, policia njofton bllokimin e disa akseve rrugore
Aktualitet

Koncerti i Kanye West, policia njofton bllokimin e disa akseve rrugore

9 Korrik, 2026 7:14 pm
Kinë, të paktën 28 të vdekur nga zjarri në një fabrikë këpucësh
Bota

Kinë, të paktën 28 të vdekur nga zjarri në një fabrikë këpucësh

9 Korrik, 2026 6:01 pm
Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Bota

Irani përshpejton eksportet e naftës mes tensioneve në Gjirin Persik

9 Korrik, 2026 5:54 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Plagoset me thikë një person në Shëngjin

9 Korrik, 2026 5:50 pm
Para
“Kemi shkatërruar ushtrinë e Iranit”, Trump: Hormuzit pritet të rihapet së shpejti

Miliardat që Irani mund të fitojë nga marrëveshja me SHBA

Financimi i Partive, Komisioni i Venecias vlerëson pozitivisht projektligjin

Financimi i Partive, Komisioni i Venecias vlerëson pozitivisht projektligjin

La grupin e PS,Koçeku:Ky mesazh i drejtohet Bajrajve, nëse familjes sime i preket…

La grupin e PS,Koçeku:Ky mesazh i drejtohet Bajrajve, nëse familjes sime i preket...
















TE FUNDIT

Vritet me armë zjarri një person në Laç

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
9 Korrik, 2026

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit. Si pasojë e të shtënave ka...

Lexo më shumë

Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit

Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit
9 Korrik, 2026

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, i ka kërkuar Mbretit Charles III të Mbretërisë së Bashkuar kthimin e arit...

Lexo më shumë

“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë

“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë
9 Korrik, 2026

Mbledhja e 21-të e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit në Strasaburg ka përfunduar pa një deklaratë të përbashkët. PS e PD nuk arritën...

Lexo më shumë

Rama: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca
9 Korrik, 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për CNN Turk, ku ka folur për rezultatet e Samitit të NATO-s,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}