Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Miliardat që Irani mund të fitojë nga marrëveshja me SHBA

2026/06/17 at 10:56 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Kemi shkatërruar ushtrinë e Iranit”, Trump: Hormuzit pritet të rihapet së shpejti

Kushtet ende sekrete të marrëveshjes së presidentit amerikan, Donald Trump me Iranin, kanë nxitur një debat të ashpër mbi atë se sa shumë përfitime financiare mund të ketë Teherani zyrtar, dhe sa shpejt mund të ndodhë kjo.


Marrëveshja pritet t’i lejojë Iranit të shesë naftë lirshëm gjatë një periudhe 60-ditore negociatash, duke hapur gjithashtu rrugën për lehtësimin më të gjerë të sanksioneve, qasjen në fondet e ngrira dhe një fond të mundshëm investimesh prej 300 miliardë dollarësh për rindërtim, nëse arrihet një marrëveshje përfundimtare bërthamore.

Pika e përplasjes: 

Kritikët argumentojnë se, pasi e hodhi poshtë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 gjatë mandatit të tij të parë, Trumpi tani po ndjek të njëjtën strategji: zhbllokimin e fondeve në këmbim të lëshimeve bërthamore, duke shkuar potencialisht edhe më tej me fondin e rindërtimit.

Shtëpia e Bardhë thotë se debati po ndikohet nga “dezinformimi iranian” dhe se struktura e marrëveshjes, e bazuar në parimin “shpërblim për performancë”, është mënyra më e mirë për të arritur marrëveshjen më të fortë të mundshme.

Megjithatë, zyrtarët amerikanë pranojnë se të paktën disa përfitime do t’i kalojnë Iranit që në fillim.

Gjendja aktuale

Memorandumi i Mirëkuptimit (MOU), që pritet të nënshkruhet zyrtarisht të premten, është projektuar për të nisur 60 ditë negociata mbi një marrëveshje më të detajuar bërthamore.

Zyrtarët amerikanë e pranojnë se nuk është e sigurtë nëse do të arrihet një marrëveshje afatgjatë bërthamore, por argumentojnë se përfitimet ekonomike për Iranin varen nga arritja e saj.

Ndërkohë, mungesa e detajeve rreth përmbajtjes së memorandumit ka lënë hapësirë për një mori pretendimesh se miliarda dollarë tashmë po rrjedhin drejt Teheranit.

Në përgjigje të pyetjeve për këtë çështje, një zyrtar amerikan i ka thënë mediumit Axios se “kjo është një marrëveshje e bazuar në performancë. Irani mund të ketë qasje në çdo përfitim të memorandumit vetëm nëse respekton të gjitha pikat për të cilat është pajtuar – përfshirë moszhvillimin e armëve bërthamore, neutralizimin e materialit të pasuruar dhe mosndërhyrjen në lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit”.

Çfarë fiton Irani menjëherë

Një zyrtar amerikan ka thënë se marrëveshja përfshin përjashtime të përkohshme nga sanksionet që i lejojnë Iranit të shesë naftë për aq kohë sa vazhdojnë bisedimet, një burim potencialisht gjigant të ardhurash, pasi bllokada e ashpër detare amerikane do të hiqet.

Mediat shtetërore iraniane kanë pretenduar se Teherani do të ketë gjithashtu qasje të menjëhershme në fondet e ngrira vetëm për shkak të nënshkrimit të marrëveshjes. Zyrtarët amerikanë e mohojnë kategorikisht këtë.

Një zyrtar i lartë amerikan ka thënë se Irani mund të ketë “lëshime të kufizuara” si lehtësim sanksionesh ose qasje në fonde të ngrira, në këmbim të respektimin reciprok të marrëveshjes.

Raportimet për marrëveshje anësore, sipas të cilave shtete të Gjirit si Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari mund të zhbllokonin fondet iraniane që mbajnë, u hodhën poshtë nga një zyrtar i lartë amerikan si “absurde”.

Megjithatë, memorandumi lë vend për interpretime. Sipas një burimi të njohur me tekstin, SHBA-ja “merr përsipër t’i bëjë fondet e ngrira plotësisht të disponueshme për përdorim … pas zbatimit të këtij memorandumi”.

Çfarë fiton Irani nëse arrihet një marrëveshje bërthamore

Nëse arrihet një marrëveshje përfundimtare bërthamore, SHBA-ja është zotuar në memorandum të heqë të gjitha sanksionet ndaj Iranit sipas një afati të dakorduar, sipas përshkrimit të tekstit nga një burim.

Shtëpia e Bardhë thotë se çdo marrëveshje duhet të përfshijë:

marrjen nën kontroll të uraniumit të pasuruar në nivele të larta të Iranit; një moratorium mbi pasurimin e ardhshëm të uraniumit; një regjim inspektimesh për të verifikuar zbatimin.

Një zyrtar i lartë i administratës pretendon se SHBA-ja pret të kuptojë brenda dy ose tre javësh nëse Irani është serioz në negociata dhe se përfitimet financiare do të jenë të kufizuara nëse nuk është.

Fondi prej 300 miliardë dollarësh

Një nga dispozitat më politikisht shpërthyese është krijimi i mundshëm i një fondi rindërtimi për Iranin.

Memorandumi parashikon që çdo marrëveshje përfundimtare do të përfshijë një “plan përfundimtar dhe të dakorduar reciprokisht” për një fond që do të mbështesë “rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik” të Iranit, sipas një burimi të njohur me tekstin.

Burime të afërta me diskutimet kanë thënë se ideja e “fondit të prosperitetit” ka ardhur nga Katari dhe është diskutuar prej disa javësh me SHBA-në dhe Iranin. Nisma parashikon investime të sektorit privat nga shtetet e Gjirit dhe vendet e Azisë Lindore.

Zëvendëspresidenti JD Vance ka deklaruar për Fox News se paratë nuk do të vijnë nga taksapaguesit amerikanë dhe se fondi do të vihet në funksion vetëm nëse Irani i jep fund përgjithmonë programit të tij bërthamor, heq dorë nga uraniumi i pasuruar dhe lejon inspektimet bërthamore.

Çfarë pritet më tej

Trumpi ka deklaruar sërish të martën se teksti i memorandumit do të publikohet, megjithëse me shumë gjasa jo para se të nënshkruhet zyrtarisht të premten. Deri atëherë, shumë nga detajet kryesore të marrëveshjes mbeten të paqarta dhe subjekt debatesh të forta politike.



Ju sugjerojmë

Botërori/ Jo vetëm armë e drogë, edhe puthjet tepër pasionante ndalohen në stadiume
Sport

Botërori/ Jo vetëm armë e drogë, edhe puthjet tepër pasionante ndalohen në stadiume

17 Qershor, 2026 12:22 pm
Kur hyn në fuqi marrëveshja SHBA-Iran?
Bota

Kur hyn në fuqi marrëveshja SHBA-Iran?

17 Qershor, 2026 12:21 pm
Vendimi/ Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e naftës
Aktualitet

Ulet sërish çmimi i karburanteve

17 Qershor, 2026 12:17 pm
Berisha: Droga po shpopullon vendin, vetëm një grup fitoi 6-7 miliardë euro
Kryesore

Berisha: Droga po shpopullon vendin, vetëm një grup fitoi 6-7 miliardë euro

17 Qershor, 2026 12:15 pm
Protesta, Berisha: Studentëve u bëhet presion për provimet
Kryesore

Protesta, Berisha: Studentëve u bëhet presion për provimet

17 Qershor, 2026 12:13 pm
La grupin e PS,Koçeku:Ky mesazh i drejtohet Bajrajve, nëse familjes sime i preket…
Kryesore

La grupin e PS,Koçeku:Ky mesazh i drejtohet Bajrajve, nëse familjes sime i preket…

17 Qershor, 2026 11:36 am
Financimi i Partive, Komisioni i Venecias vlerëson pozitivisht projektligjin
Politikë

Financimi i Partive, Komisioni i Venecias vlerëson pozitivisht projektligjin

17 Qershor, 2026 10:58 am
Messi është i pandalshëm, rekordet që “shkatërroi” me tripletën ndaj Algjerisë
Sport

Messi është i pandalshëm, rekordet që “shkatërroi” me tripletën ndaj Algjerisë

17 Qershor, 2026 9:59 am
“Irani luftë hibride Shqipërisë”, Rama: Sulmet kibernetike janë problem…
Kryesore

“Irani luftë hibride Shqipërisë”, Rama: Sulmet kibernetike janë problem…

17 Qershor, 2026 9:03 am
Rama këshillon Europën: Duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes
Kronikë

Rama këshillon Europën: Duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes

17 Qershor, 2026 8:26 am
Para
Financimi i Partive, Komisioni i Venecias vlerëson pozitivisht projektligjin

Financimi i Partive, Komisioni i Venecias vlerëson pozitivisht projektligjin

La grupin e PS,Koçeku:Ky mesazh i drejtohet Bajrajve, nëse familjes sime i preket…

La grupin e PS,Koçeku:Ky mesazh i drejtohet Bajrajve, nëse familjes sime i preket...

Protesta, Berisha: Studentëve u bëhet presion për provimet

Protesta, Berisha: Studentëve u bëhet presion për provimet
















TE FUNDIT

Botërori/ Jo vetëm armë e drogë, edhe puthjet tepër pasionante ndalohen në stadiume

Botërori/ Jo vetëm armë e drogë, edhe puthjet tepër pasionante ndalohen në stadiume
17 Qershor, 2026

Jo vetëm armë, drogë apo materiale të rrezikshme; mes aspekteve që ndalohen në stadiume nga FIFA në stadiumet e Botërorit,...

Lexo më shumë

Kur hyn në fuqi marrëveshja SHBA-Iran?

Kur hyn në fuqi marrëveshja SHBA-Iran?
17 Qershor, 2026

Që nga e diela janë raportuar pikëpamje të ndryshme mbi kohën kur do të hyjnë në fuqi dispozitat e kuadrit...

Lexo më shumë

Ulet sërish çmimi i karburanteve

Vendimi/ Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e naftës
17 Qershor, 2026

Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë sërish sot çmimin e karburanteve. Në mbledhjen e sotme bordi vendosi që çmimi...

Lexo më shumë

Berisha: Droga po shpopullon vendin, vetëm një grup fitoi 6-7 miliardë euro

Berisha: Droga po shpopullon vendin, vetëm një grup fitoi 6-7 miliardë euro
17 Qershor, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama e bazon gjithçka “te paratë e drogës”. “Sot është zbërthyer...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}