Aktualitet

Ishte larguar nga banesa një ditë më parë, 69-vjeçari gjendet i mbytur në lumin Shkumbin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:53 - 26/09/22 |
Opi Nion

Trupi i pajetë i një 69-vjeçari është nxjerrë nga lumi Shkumbin pasditen e sotme nga polumbarët e Renea-s.

Sipas policisë, viktima me inicialet T.T, banues në Elbasan u gjet në fshatin Mjekës.  69-vjeçari ishte  larguar nga banesa e tij një ditë më parë.

“Në lumin Shkumbin, në fshatin Mjekës, Elbasan nga polumbarët e Renea-s, është gjetur i mbytur shtetasi T.T., 69 vjeç, banues në Elbasan.Ky shtetas ishte larguar nga banesa e tij më datë 25.09.2022”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Pas