Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestohen 4 zyrtarë të Universitetit Bujqësor

2022/09/23 at 3:16 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrestohen 4 zyrtarë të Universitetit Bujqësor

Katër zyrtarë të Universitetit Bujqësor në Kamëz janë vënë në pranga nga policia pasi akuzohen për veprat penale falsifikim, vjedhje dhe shpërdorim detyre, për tenderin për plehërat kimike.


Në një njoftim, prokuroria thotë se kërkon vendosjen e masës arrest me burg për A.R. lindur në Dibër dhe banues në Qendër Kamëz,T. B., lindur në Librazhd dhe banues në Qendër Kamëz, M.M., lindur në Korçë dhe banues në Kodër Kamëz dhe R. S., lindur në Dibër dhe banues në Kodër Kamëz.

Sipas organit të akuzës , këta persona dyshohet se i kanë sjellë dëm interesave të shtetit, duke përvetësuar plehrat kimike në vlera të konsiderueshme dhe duke falsifikuar dokumentacionin për hyrjen dhe daljen fiktive të këtyre imputeve bujqësore.

Njoftimi i plotë

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR

T I R A N Ë

Falsifikim, vjedhje e shpërdorim detyre, Prokuroria Tiranë kërkon vendosjen e masës ‘Arrest në burg’ për katër zyrtarët e Universitetit Bujqësor Kamëz

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë përfundon hetimet dhe kërkon vendosjen e masës së sigurimit ‘Arrest në burg’ për shtetasit:

1. A.R. lindur në Dibër dhe banues në Qendër Kamëz;

  1. T. B., lindur në Librazhd dhe banues në Qendër Kamëz;
  2. M.M., lindur në Korçë dhe banues në Kodër Kamëz; dhe
  3. R. S., lindur në Dibër dhe banues në Kodër Kamëz.

Prokuroria ka dyshime për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 135 dhe 186 të K.Penal.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar më datë 10.09.2022 procesimin penal nr.6199 per veprat penale të parashikuara nga nenet 135 dhe 186 të K.Penal.

Ky procedim penal është regjistruar pasi:

Shtetasi A.Ç., është paraqitur para oficerit të policisë gjyqësore duke kallëzuar se:

Është i punësuar prej rreth 10 vitesh si magazinier në Universitetin Bujqësor Kamëz. Aktualisht drejtori i tij është shtetasi A.R. Më datë 29.12.2021 i është komunikuar nga drejtori, për tu paraqitur në magazinë për të tërhequr dokumentacionin e datës 23.12.2021 mbi plehrat kimike dhe imputet bujqësore. Dokumentacioni kishte lidhje me një tenderim nga ana e subjektit Gjelbërimi sh.p.k. me pronar shtetasin F.Sh.

Sipas kallëzuesit, marrja në dorëzim e mallit sipas prokurorimit ishte bërë nga komisioni i përbërë nga shtetasit T.B., H.V. dhe K.P.

Kallëzuesi ka pretenduar nga drejtori i tij, se mallrat nuk janë në gjendje sipas procesverbaleve dhe ka marë si përgjigje se malli do të jetë i pranishëm në magazinë shumë shpejt dhe se kallezuesi duhet të firmoste daljen e mallit në mirëbesim dhe se kishte garancinë nga drejtori se ky mall do të ishte pjesë e inventarit të magazines shumë shpejt.

Sipas fletëhyrjes në magazinë, vlera e mallit ishte 10.5 milionë. Kallëzuesi në mirëbesim ka nënshkruar fletëhyrjen dhe ka deklaruar se malli per shumën 3.7 milionë lekë nuk është bërë asnjëherë hyrje në magazinë dhe nga kjo shumë, kallëzuesi, po në mirëbesim, ka nënshkruar një fletëdalje për shumën e mallit 1.958.500 lekë. Dalja për këtë vlerë malli, sipas kallëzuesit është bërë nën trysninë e vazhdueshme të shtetasit A.R.

Kallëzuesi nga fundi i muajit Dhjetor të vitit 2021 ka tentuar shumë herë të komunikojë me A.R. dhe persona të tjerë duke përfshirë dhe Rektorin e Universitetit Bujqësor Kamëz, emrin e të cilit sipas kallëzuesit, e ka përdorur shpesh A.R., si mbrojtje për situatën e krijuar dhe për mungesën e mallit në magazinë, për hyrjen dhe daljen fiktive të mallit.

Nga sa më sipër, e dokumentuar edhe veprime proaktive, rezulton se ekzistojnë kushtet dhe kriteret e parashikuara nga neni 228, 229, 238, të K.Pr.Penale, për caktimin e masës së sigurimit  ‘Arrest në burg’  për shtetasit A.R., T.B., M.M. dhe R.S dhe më konkretisht:

  1. Ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se këta shtetas kanë konsumuar elementet e veprave penale të parashikuara nga nenet 135 dhe 186  të  K.Penal.  Ky dyshim mbështetet në: aktet e ndodhura në fashikullin e hetimit nr.6199/2022 që janë bashkëlidhur kërkesës.
  2. Masa e sigurimit arrest ne burg     çmohet si masë sigurimi e përshtatshme në raport me rëndësinq e faktit dhe  rrezikshmërinë e veprës penale sanksionit të parashikuar. Të pandehurit me veprimet e tyre aktive dyshohet se i kanë sjellë dëm interesave të shtetit, duke përvetësuar plehrat kimike në vlera të konsiderueshme dhe duke falsifikuar dokumentacionin per hyrjen dhe daljen fiktive të këtyre imputeve bujqësore dhe plehrave kimike në magazinat e Fermës Didaktike të Universitetit Bujqësor Kamëz.

 

 



Ju sugjerojmë

VIDEO/Serë me kanabis në Krujë, arrestohet 28 vjeçari i shpallur në kërkim
Aktualitet

VIDEO/Serë me kanabis në Krujë, arrestohet 28 vjeçari i shpallur në kërkim

24 Maj, 2025 11:44 am
“Krimet zgjedhore,“zonat më të nxehta”/ 44 kallëzime për parregullsi, 20 procedime
Aktualitet

Krimet zgjedhore, Prokuroria e Përgjithshme: 107 kallëzime, për 47 u nis procedimi

24 Maj, 2025 11:26 am
Fier/ Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari
Aktualitet

Fier/ Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari

24 Maj, 2025 11:16 am
Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë
-Jetë dhe Stil

Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë

24 Maj, 2025 11:07 am
Tiranë/ Ndalohet shtetasi turk, kreu i një organizate kriminale. Ja pse  akuzohet
Aktualitet

Tiranë/ Ndalohet shtetasi turk, kreu i një organizate kriminale. Ja pse akuzohet

24 Maj, 2025 10:39 am
Gjermania forcon kthimin e emigrantëve të paligjshëm
Bota

Gjermania forcon kthimin e emigrantëve të paligjshëm

24 Maj, 2025 10:18 am
‘Dikush më pyeti:Si i more 4 mandate?’/Rama:Ndoshta fitoj se s’jam socialist i mirë!
Aktualitet

‘Dikush më pyeti:Si i more 4 mandate?’/Rama:Ndoshta fitoj se s’jam socialist i mirë!

24 Maj, 2025 10:14 am
Fier/Automjeti i Policisë Bashkiake përplaset me autobusin, 6 persona të lënduar
Aktualitet

Fier/Automjeti i Policisë Bashkiake përplaset me autobusin, 6 persona të lënduar

24 Maj, 2025 9:59 am
Vlorë/ Theu arrestin e shtëpisë dhe goditi me thikë një 34-vjeçar, arrestohet i riu
Aktualitet

Vlorë/ Theu arrestin e shtëpisë dhe goditi me thikë një 34-vjeçar, arrestohet i riu

24 Maj, 2025 9:50 am
Hapet për qarkullim tuneli i Llogarasë, do jetë pa pagesë gjatë sezonit veror
Aktualitet

Hapet për qarkullim tuneli i Llogarasë, do jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

24 Maj, 2025 9:29 am
Para
Lukashenko: Mobilizimi është në Rusi, nuk do të ketë në Bjellorusi

Lukashenko: Mobilizimi është në Rusi, nuk do të ketë në Bjellorusi

Zbulohet virus i ri në Rusi i ngjashëm me Covid-19, rezistent ndaj vaksinave aktuale

Zbulohet virus i ri në Rusi i ngjashëm me Covid-19, rezistent ndaj vaksinave aktuale

Shpërthim pranë një xhamie në Afganistan, 4 të vdekur dhe 10 të plagosur

Shpërthim pranë një xhamie në Afganistan, 4 të vdekur dhe 10 të plagosur
















TE FUNDIT

VIDEO/Serë me kanabis në Krujë, arrestohet 28 vjeçari i shpallur në kërkim

VIDEO/Serë me kanabis në Krujë, arrestohet 28 vjeçari i shpallur në kërkim
24 Maj, 2025

Kapet në flagrancë në serën ku kishte kultivuar bimët narkotike dhe vihet në pranga 28-vjeçari. Sipas policisë shtetasi i arrestuar...

Lexo më shumë

Krimet zgjedhore, Prokuroria e Përgjithshme: 107 kallëzime, për 47 u nis procedimi

“Krimet zgjedhore,“zonat më të nxehta”/ 44 kallëzime për parregullsi, 20 procedime
24 Maj, 2025

Është bërë bilanci nga ana e Prokurorisë së Përgjithshëm sa i takon krimeve zgjedhore deri më datë 22 maj. Në...

Lexo më shumë

Fier/ Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari

Fier/ Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari
24 Maj, 2025

Dyshohet se kreu 4 vjedhje brenda një nate, arrestohet nga policia 28 vjeçari në Fier. ‘Zbardhen 4 vjedhje në subjekte...

Lexo më shumë

Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë

Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë
24 Maj, 2025

Martesa dëmton rëndë shëndetin mendor. Për më ironikët kjo do të ngjallte reagime natyrisht, por në fakt eksistojnë studime të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com