Partia e Lirisë ka depozituar në SPAK 50 dokumente lidhur me aferën e Inceneratorëve. Kështu deklaroi ditën e sotme në një konference për mediat Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka.
Caka tha se Partia e Lirisë ka vënë në dijeni SPAK për disa kontrata kredie në vlerën 16.000.000 milionë euro që Integrated Energy BV SPV ka marre pranë bankave të nivelit të dyte duke lënë si kolateral jo vetëm të ardhurat nga kontrata koncensionare e inceneratorit të Tiranës por dhe 18.000 m2 tokë në pronësi të shqiptarëve.
“Një tjetër fakt i rëndë për të cilin e kemi vënë në dijeni SPAK janë dhe disa kontrata kredie me një ekspozim total në vlerën 16.000.000 milionë euro që Integrated Energy BV SPV ka marre pranë bankave të nivelit të dyte duke lënë si kolateral jo vetëm të ardhurat nga kontrata koncensionare e inceneratorit të Tiranës por dhe 18.000 m2 tokë në pronësi të shqiptarëve. Fakti tjetër që SPAK administroi ishte kontrata e kredisë të marrë me garanci sovrane dhe pse kjo kompani nuk e ka ndaluar në asnjë moment aktivitetin e saj dhe gjatë pandemisë së Covid -19. Kemi vënë në dijeni SPAK dhe për dy kredi të marra me fondin e garancisë sovrane në vlerën e 307.200.000 lekë. Një tjetër fakt skandaloz për të cilin sot e kësaj dite nuk kemi asnjë reagim nga ministria përgjegjëse është se inceneratori i Fierit duhet te ishte dorëzuar që në date 31.03.2021 pas 2 shtyrjeve të miratuara në kundërshtim me atë çka parashikon kontrata fillestare. Shteti ka vendosur të mos zbatoje kontratën e të mos vendosi penalitetet që shkojnë deri në 2250 euro ne ditë. Administratori është vënë në dijeni dhe të padive penale të ngritura nga kjo kompani për një tjetër kompani fiktive të krijuar në dijeni të plotë të Klodian Zotos e cila është përdorur për të kryer punime në Fier”, tha Caka.