Policia po zhvillon këtë mbrëmje një aksion antidrogë në Portin e Durrësit.
Sipas “News24” në port po bëhen kontrolle nga antidroga në një kontejner të ardhur nga Amerika Latina.
Paraprakisht raportohet se është zbuluar drogë e ndarë në 40 pako, e cila ishte e ngarkuar në një kamion me mish, që vinte nga Brazili.