Kronikë

Kush ishte i moshuari i vrarë sot në Shkodër,i arrestuar në 2011 për armë e drogë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:30 - 15/06/22 |
Opi Nion

75-vjeçari, Lulash Qepuri, i cili u ekzekutua mbrëmjen e sotme në Shkodër rezulton të jetë një emër i njohur për policinë.

Mësohet se në tetor 2011, ai është arrestua nga policia pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin dhe në banesën e tij ngjitur me lokalin, janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri, municione luftarake si dhe fara të bimës narkotike kanabis sativa.

Policia ka sekuestruar 1 armë zjarri Automatik mod.56, 1 armë zjarri tip Revolver shtatëshe, 262 copë fishekë të modeleve të ndryshme, fitila zjarr përcjellës, 111 copë kapsolla detonatorë, si dhe një qese prej 55 gram me fara të bimëve narkotike kanabis sativa.

Në lidhje me këtë ngjarje u kryen të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Lulash Qepuri, i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Mbajtja të lëndëve narkotike”,”-ka njoftuar policia.

Atentati mbrëmjen e sotme ndodhi në fshatin Stomgolem, ndërsa mësohet se autori lëvizte në këmbë dhe i është afruar lokalit ku qëndronte viktima.

Pas