Një grua nga Elbasani është dhunuar fizikisht nga bashkëshorti i saj edhe pse kishte urdhër mbrojtje.
Policia informon se pas ngjarjes, ka arrestuar 34-vjeçarin e identifikuar me inicialet I.D.
Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen “Dyli Haxhire” të Elbasanit, ndërsa tashmë mbi 34-vjeçarin rëndojnë akuzat “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”./Opinion.al