Mbrëmjen e sotme Komisariati Nr.3 në Tiranë është shndërruar në një vend krimi.
Efektivi i policisë Ludjan Zaimi 25-vjeç ka qëlluar për vdekje disa herë me armën e shërbimit kolegun e tij, Çaush Saliasi, 55-vjeç.
Saliasi u dërgua me urgjencë në spital, por për fat të keq ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por fillimisht mes tyre ka pasur një sherr mes të dyve që ka agravuar deri në përdorimin e armës.
Në dëshminë e tij, autori ka thënë se viktima e ka ngacmuar me fjalë vazhdimisht dhe kjo gjë ka bërë që mes tyre të nis konflikti.
Autori Ludjan Zaimi është ndaluar nga Policia. Zaimi ka 1 vit e gjysmë në Policinë e Shtetit, e ndërsa viktima Çaush Saliasi mbi 20 vite karrierë me Uniformat blu. Në komisariatin Nr. 3 ka mbërritur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano.