Në një telefonatë me kryeministrin izraelit Naftali Bennett të enjten, Vladimir Putin tha se Kievi duhet të urdhërojë luftëtarët ukrainas në uzinën Azovstal në Mariupol që të ulnin armët.
Sipas Sky News, mendohet se në uzinë mbeten rreth 2000 trupa.
Presidenti rus tha gjithashtu se vendi i tij ishte gati të sigurojë kalim të sigurt për civilët.
Rreth 200 civilë mendohet se janë ende brenda uzinës, ndërsa më shumë se 100 arritën të largoheshin gjatë fundjavës./Opinion.al