Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD denoncon tenderin e tunelit të Llogarasë: Kallëzim në SPAK për Ballukun

2021/10/12 at 2:17 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PD denoncon tenderin e tunelit të Llogarasë: Kallëzim në SPAK për Ballukun

Partia Demokratike ka theksuar sërish qëndrimin e saj, që Shqipëria nuk po kalon një krizë energjitike por një krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi.


Në një deklaratë për mediat deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati është shprehur se kjo nuk po ndodh vetëm në sektorin e energjisë por edhe në sektorë të tjerë.

Bushati denoncon tenderin e tunelit të Llogarasë, për të cilin është shpallur fituese një bashkim kompanish turke, e cili ka ofruar rreth 12 milionë dollarë më shumë se oferta më e ulët.

“Prej ditës që panikndjellësi iu shpalli shqiptarëve ‘krizën’, Partia Demokratike ka treguar me prova dhe fakte, se nuk kemi të bëjmë me një krizë energjitike, por me krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi.

Dhe kjo nuk po ndodh vetëm në sektorin e energjisë, por, sikurse ka ndodhur gjatë këtyre viteve, në të cilat korrupsioni ka arritur në nivelin e kapjes së shtetit, po ndodh edhe në sektorë të tjerë. Ministria e Infrastrukturës, që është edhe ministria mbi të cilën bie edhe pesha e keqmenaxhimit dhe korrupsionit për situatën energjitike në vend, për të cilën do të merren 200 milionë euro borxh, që do të paguhen nga taksat e shqiptarëve, ka shpallur fitues të tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, një bashkim kompanish turke, e cili ka ofruar rreth 12 milionë dollarë më shumë se oferta më e ulët”, tha Bushati.

Sipas Bushatit ministria e drejtuar nga Belinda Balluku, zgjodhi ofertën më të shtrenjtë për xhepat e qytetarëve. Më tej ai thotë se PD do të dorëzojë kallëzim penal në SPAK për drejtuesen e Ministrisë së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

“Pra, në garën midis “INTEKAR YAPI” dhe “ASL”që kërkoi ta ndërtojë tunelin për rreth 17 miliardë lekë ose 170 milion dollarë, dhe një tjetër bashkim operatorësh, përbërë nga kompania egjiptiane “Concord Engineering” dhe dy kompani shqiptare,  që kanë ofruar 12 milionë dollarë më pak për të njëjtën punë, në total 158 milion dollarë, ministria e drejtuar nga Belinda Balluku, zgjodhi ofertën më të shtrenjtë për xhepat e qytetarëve.

Pikërisht në një kohë kur qeveria flet për krizë, taksat e shqiptarëve shpërdorohen.

Dhe përpara syve të të gjithë shqiptarëve del qartë se kriza është për qytetarët, ndërsa për qeverinë është sezon pasurimi për të dhe klientët e saj.

Dhe nuk janë pak, por 12 milionë dollarë që mund të shkojnë për shtresat në nevojë, jo për orekset e një grushti të vogël njerëzish.

Përballë shpalljes si fituese të ofertës më të shtrenjtë dhe abuzimit me taksat e tyre, qytetarët shqiptarë meritojnë transparencë dhe veprim të menjëhershëm të drejtësisë.

Veçanërisht, qytetarët e shtetit më të varfër në Europë, që për shkak të kësaj qeverie të korruptuar paguajnë çmimet, ndër më të shtrenjtat për ndërtimin e rrugëve në kontinent, si ato që kalojnë 20 milionë euro për kilometër.

Partia Demokratike nuk do të mjaftohet vetëm me denoncimin e këtij skandali, por do të dorëzojë kallëzim penal në SPAK për drejtuesen e Ministrisë së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Qytetarët shqiptarë nuk mund të mbajnë mbi shpinë korrupsionin e kësaj pakice, ndaj është detyra e drejtësisë t’i japë fund abuzimeve. Është detyra e drejtësisë t’i japë fund pandëshkueshmërisë së pushtetarëve që varfërojnë qytetarët, për të pasuruar veten dhe klientët më të cilët ndajnë një pushtet të paligjshëm”, tha Bushati./Opinion.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: bushatitenderi i Llogarasë


Ju sugjerojmë

Përmbytjet në Shkodër, rreth 525 ha toka bujqësore nën ujë
Aktualitet

Përmbytjet në Shkodër, rreth 525 ha toka bujqësore nën ujë

11 Janar, 2026 9:26 am
Lumi Seman del nga shtrati, Vengu: Evakuimi i banorëve ka vijuar gjatë gjithë natës
Aktualitet

Lumi Seman del nga shtrati, Vengu: Evakuimi i banorëve ka vijuar gjatë gjithë natës

11 Janar, 2026 9:08 am
Nga Groenlanda te Kuba, cilat vende janë në shënjestër të Trump pas Venezuelës?
Bota

Trump pezullon ndihmat për Minnesota-n: 129 milionë dollarë të bllokuara

11 Janar, 2026 9:03 am
Horoskopi, 11 janar 2026
Bota

“Jemi mirë”, Maduro i dërgoi mesazh, i biri: Duhet të jemi të bashkuar

11 Janar, 2026 9:02 am
Parashikimi i motit, 11 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i motit, 11 janar 2026

11 Janar, 2026 9:00 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 11 janar 2026

11 Janar, 2026 8:58 am
Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi
Bota

Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi

10 Janar, 2026 9:10 pm
Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë
Kronikë

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë

10 Janar, 2026 5:17 pm
Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë
Aktualitet

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë

10 Janar, 2026 4:09 pm
Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero
Aktualitet

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero

10 Janar, 2026 3:27 pm
Para
Zaev: Alarmoi Edi Rama, po alarmoj edhe unë. Do të ketë krizë!

Zaev: Alarmoi Edi Rama, po alarmoj edhe unë. Do të ketë krizë!

Dua Lipa dhe Rita Ora ndër artistet më të dëgjuara në shekullin e 21

Dua Lipa dhe Rita Ora ndër artistet më të dëgjuara në shekullin e 21

Shefja e misionit të FMN: Rritja e çmimeve, rrezik, duhen politika fiskale

Shefja e misionit të FMN: Rritja e çmimeve, rrezik, duhen politika fiskale
















TE FUNDIT

Përmbytjet në Shkodër, rreth 525 ha toka bujqësore nën ujë

Përmbytjet në Shkodër, rreth 525 ha toka bujqësore nën ujë
11 Janar, 2026

Situata hidrologjike në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet e qëndrueshme dhe nën monitorim të vazhdueshëm, me nivele uji nën kuotat...

Lexo më shumë

Lumi Seman del nga shtrati, Vengu: Evakuimi i banorëve ka vijuar gjatë gjithë natës

Lumi Seman del nga shtrati, Vengu: Evakuimi i banorëve ka vijuar gjatë gjithë natës
11 Janar, 2026

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njoftoi se forcat e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut vazhduan gjatë natës operacionet e tyre...

Lexo më shumë

Trump pezullon ndihmat për Minnesota-n: 129 milionë dollarë të bllokuara

Nga Groenlanda te Kuba, cilat vende janë në shënjestër të Trump pas Venezuelës?
11 Janar, 2026

Administrata e Presidentit Donald Trump ka vendosur të pezullojë 129 milionë dollarë fonde federale për Minnesota-n, duke pretenduar se në...

Lexo më shumë

“Jemi mirë”, Maduro i dërgoi mesazh, i biri: Duhet të jemi të bashkuar

Horoskopi, 11 janar 2026
11 Janar, 2026

Ligjvënësi venezuelian Nicolas Maduro Guerra tha të shtunën se babai i tij, Nicolas Maduro, i dërgoi një mesazh përmes avokatëve të tij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com